Kuvendi, 7 akte normative brenda dy sesionesh
Parlamenti brenda një dy sesionesh ka miratuar shtatë akte normative dhe disa ligje me procedurë të përshpejtuar.
Miratimi i një numri të madh të akteve bëhet publike nga ana e Kuvendit, në të cilën jepet në mënyrë të detajuar puna e kryer nga ana e legjislativit shqiptar. Kjo shifër lidhet dhe me ligjet apo aktet normative për trupat shqiptare në Çad apo në Afganistan ku u përdor një gjë e tillë, ndërkohë që jo jashtë kësaj nisme të shpejtë nuk i mungon as buxheti shtesë i shtetit për këtë vit. Kuvendi, nëpërmjet faqes zyrtare të saj, ka bërë publike se zhvilloi gjithsej 77 seanca plenare publike, të shtrira në 312 orë debat; miratoi 177 ligje; 7 akte normative me fuqinë e ligjit; mori 90 vendime; miratoi 13 rezoluta; kaloi 1 dekret për rishqyrtim ligji; zhvilloi 41 interpelanca dhe seanca pyetjesh me Kryeministrin dhe ministrat. Ndërsa seanca e interpelanca mund të përfshijnë vetëm sesionin e dimrit, pasi në atë të verës, opozita pretendon se nuk ka kryer asnjë ballafaqim me kryeministrin Berisha për çështjet jetike që po kalon vendi. Kuvendi gjithashtu bën të ditur se janë zhvilluar 2 seanca informuese nga ana e kryeministrit, si dhe janë shqyrtuar dhe miratuar 2 kërkesa për dhënie autorizimi për procedim penal. Në komisionet e përhershme parlamentare u shqyrtuan 182 projektligje dhe akte të tjera ligjore. Komisionet zhvilluan përgjatë dy sesioneve parlamentare 546 mbledhje duke e shtrirë diskutimin në 1365 orë. Ndërsa 87 grupe interesi, institucione të interesuara u ftuan për të dhënë ekspertizën e tyre në procesin e shqyrtimit dhe miratimit të p/ligjeve. Këto diskutime u zhvilluan në 83 seanca dëgjimore, të cilat zgjatën 154 orë.