E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në finale, Kosova – Benago

Nga Express më 05 mars 2011 në ora 13:43

Përfaqësuesja e Kosovës në futsall dhe ekipi çek, Benago, do të takohen në finale të turneut ‘Jetojmë me lavdinë tuaj’, të cilin e ka organizuar Federata e Futbollit e Kosovës për nder të komandantit legjendar, Adem Jashari, dhe familjes heroike të tij.

Në fakt, kosovarët janë kualifikuar në finale pasi e kanë mposhtur të premten në Prishtinë në ndeshjen e parë gjysmëfinale ekipin tetovar, SEEU, me rezultat të thellë 14:2.

Ndërsa, në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, të zhvilluar po të premten në kryeqytet, çekët e mposhtën Kombëtaren e Shqipërisë me rezultat bindës, 9:1.

Kështu, të shtunën prej orës 17:15 në Prishtinë, reprezentacioni kosovar do të ndeshet me Benagon në ndeshjen finale të këtij turneu. Kurse, prej orës 15:30 SEEU do të ndeshet me kuqezinjtë e Shqipërisë për vendin e tretë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›