"Kalapsi i Socializmit"
18/04/2005 Njeriu nuk mund të qeverisë demokratikisht pa këtë terrorizëm”. Në qoftë se kostoja e parajsës ishte fatkeqësisht e lartë, ajo nuk ishte asgjë krahasuar me beneficet e parashikuara. “Nuk mendoj se kjo është e pamundur”, i shprehej Babeuf me entuziazëm gruas së tij, "që brenda një viti, në qoftë se zbatojmë në mënyrë korrekte masat tona dhe veprojmë më të gjithë maturinë e nevojshme, do t'ia arrijmë t'ia dalim në sigurimin e lumturisë së përgjithshme në Tokë”. Sot Babeuf është pak më shumë se një referim në historinë e tiranisë. Si me shumë ekstremistë, ekstravaganca e vërtetë e thënieve të tij është marrë në mënyrë implicite si një licensë për ta shkarkuar atë po për t'i zvogëluar rëndësinë. Ajo çka thelbësisht sfidon statukuonë është e mbuluar nga retorika e ekstremizmit: ajo që është ekstreme është gjithashtu ekspesionale, një rast i veçantë, domethënë jo realisht kërcënues. Por kjo linjë arsyetimi keqkupton kërcënimi e paraqitur nga radikalë si puna e Babeuf.
Ekstremizmi i tij nuk u kufizua në aktet e përgatitura në fundin e shekullit të Tetëmbëdhjetë. Ai jetoi në programet vrastare socialiste që ai ndihmoi të frymëzoheshin. Rëndësia e Babeuf në historinë e socializmit u nënvizua nga Marks dhe Engels. Tek "Familja e shenjtë", puna e tyre e parë e përbashkët, ata nënvizuan me dashuri se sulmi i Babeuf ndaj pronësisë private “i dha jetë idesë komuniste”. (Thelbi i Komunizmit, vërejti me korrektësi Marks, mund të përmblidhet me një shprehje të vetme: abrogim i pronës private). Rëndësia e Babeuf u riafirmua në manifeston themeluese të Kominternit në vitin 1919, autorët e së cilës e panë veten e tyre si “vazhduesit e drejtpërdrejtë të përpjekjeve dhe martirizmit heroik të një linje të gjatë brezash revolucionarë duke filluar nga Babeuf”.
Në ditët tona, marksisti i shkollës së Frankfurtit, Herbert Marcuse, e ka mbrojtur mendimin e Babeuf si një mjet për të luftuar të këqijat tërheqëse të kapitalizmit të avancuar. Muravchik vërtitet me besim në historinë e socializmit, duke thurur pastërtisht biografi, anekdota dhe analizë politike në një kronikë magjepsëse idealizmi të diziluzionuar.
Një pjesë e madhe e "Heaven on Earth" jepet lidhur me rritjen dhe modelimin eventual të atij që mund ta quanim "socializëm i butë”. Muravchik me plot durim detajon eksperimentet e utopistëve si Robert Owen, reformatorëve marksistë si Eduard Bernstein (një i përkëdhelur i Engels), lëvizjet trejdjunioniste të Samuel Gompers e George Meany dhe redaktimet e mesit të shekullit të Njëzet të impulsit socialist në qeverinë laburiste të Clement Attlee, Tanzaninë e Julius Nyerere dhe kibutzin izraelian. Ndoshta faqet e tij më të shkëlqyera i kushtohen karrierave të Mussolinit dhe të Engels.
Ne priremi ta mendojmë fashizmin si antitezë të socializmit apo marksizmit, por, siç na e kujton Muravchik, ekzistojnë në fakt kontinuitete të thella midis tyre. Mussolini filloi si një dishepull i Leninit dhe nuk e përbuzte dhe aq shumë marksizëm-leninizmin teksa u bë një "heretik" i vetëdeklaruar. Kështu një prej grupeve banditeske të Mussolinit e quajti veten Çeka, sipas emrit të policisë sekrete të Leninit. Siç vëren Muravchik, "megjithëse të ashpër në antipatinë e tyre ndaj komunizmit, fashistët asnjëherë nuk reshtën së imituari atë, duke nënvizuar në mënyrë implicite pretendimin e tyre për të qenë trashëgimtarët e vërtetë ose superiorë të së njëjtës trashëgimi”.
(Diçka e ngjashme mund të thuhet për Hitlerin, partia e të cilit në fund të fundit quhej Nacional Socialiste. Është e vërtetë që Hitler qe antikomunist i tërbuar, por, në të njëjtën kohë, ai e pranoi se kish "mësuar goxha nga Marksizmi”). Shumë prej nesh e mendojnë Engels, si partnerin e vogël në konglomeratin e kompanisë Marxism, Inc. Deri-diku ky perceptim është i saktë, por Muravchik tregon se kontributi i Engels në formimin e doktrinës marksiste qe shumë më i madh nga sa njihet rëndon. Djalë i manifakturistit të pasur gjerman të tekstileve, Engels ia kaloi përbukuri për dekada me radhë në Manchester në zyrën e kompanisë Engels & Ermen me qëllim që të siguronte para të mjaftueshme për të mbështetur shokun e tij të armëve. (Engels gjithmonë do t'i dërgonte para Marksit; kur në fund u largua nga firma e familjes, ai i caktoi Marksit një pension vjetor prej 350 stërlinash - një shumë disa herë më e madhe nga ajo me të cilën jetonte një familje mesatare, por jo e mjaftueshme për Marksin, i cili gjithmonë e çonte nivelin e tij të shpenzimeve mbi atë që i jepej nga ana e bamirësit të tij).
Engels qe një publicist i palodhur. Për shembull, qe Engels ai që sugjeroi titullin e "Manifestit Komunist" për biblën e tyre të përbashkët. Kur më së fundi Marksi, pas vitesh të panumërta, arriti të kompletojë vëllimin e parë të atij që do të quhej "Das Kapital", Engels e fshikulloi atë kudo, duke marrë përsipër mbi vete të shkruante dhjetë rezyme të ndara mbi librin.
Gjithashtu, ai kompletoi vëllimin e dytë dhe të tretë të librit, duke përmbledhur shënimet e shpërndara të Marksit në diçka që dukej një argument i logjikshëm. Në mënyrë më thelbësore, “Konturet e një kritike të ekonomisë politike" e Engels e vitit 1844 artikuloi shumë pika qëndrore të doktrinës, të cilën qysh atëhere jemi mësuar ta quajmë Marksizëm, mbi të gjitha tezën që evolucioni i kapitalizmit domosdoshmërisht çon në një konmpeticion për jetë a vdekje modos kapitalistëve dhe në varfërimin e dehmanizimin e shumicës së popullsisë. Vetë Marksi e quajti atë "një punë prej gjeniu" dhe përfshiu shumë prej argumenteve qëndrore të saj në punën e tij të mëvonshme.
Argumenti i Muravchik ka dy aspekte. Si shumë komentatorë të deziluzionuar, a paraqet një kronikë serioze të deziluzioneve dhe krimeve të socializmit. Na kujton neve - në qoftë se akoma duam ta kujtojmë - për rolin qëndror që “asgjësimi… i racave reaksionare” (Marx), “zhdukja” e armiqve (Lenin) gjithmonë ka luajtur në Marksizmin "realisht ekzistues”. Muravchik paraqet gjithashtu lajmin e gëzuar se më së fundi ka ardhur agimi, se më së fundi jemi zgjuar nga ëndrra e gjatë e utopisë socialiste. Është vështirë të argumentosh diskutosh me pjesën e parë të argumentit të tij.
Po me të dytën? Sigurisht që është domethënëse që Bashkimi Sovjetik u shemb dhe që lideri i tij i fundit, Mikhail Gorbachov, do të pranonte kohët e fundit se pretendimi komunizmi rreth progresit ekonomik kish qenë "propagandë e pastër". Nodshta është gjithashtu domethënëse që Tony Blair në Britani duhet të kish bërë fushatë me slloganin "Laburistja është parti e biznesit", por unë nuk mund ta ndihmoj marrjen e lajmeve për vdekjen e socializmit me një skepticizëm të caktuar.
Për një gjë, faktin që një ide është diskredituar në mënyrë të hollësishme, nuk bën asgjë në shndërrimin e saj në impotente. Është pjesë e perversitetit të natyrës njerëzore që ide të diskredituara shpesh janë idetë më të suksesshme. Pastaj unë shikoj pak dëshmi që dogma themelore e socializmit - me pak fjalë, ideali i barazisë - është në rrugën e tij drejt koshit të plehërave të historisë.
Rrotat e barazitarizmit mund t'i thërmojnë më tej më ngadalë në vendet liberal demokratike sesa në ato komuniste, por gjithsesi thërmojnë. Do të ishte e pëlqyeshme të mendoje se në lënien prapa të shekullit më të përgjakshëm të historisë, ne gjithashtu kemi lënë prapa pasionet që ndezën masakrën e paprecedent të tij, por koha dhe sërish historia na kanë mësuar se etja për barazi është nga pasionet më brutale të mendjes njerëzore.
Është për këtë arsye që unë besoj se filozofi David Stove kishte të drejtë kur e identifikoi “etjen për gjak” si një ingredient qëndror në psikologjinë e barazisë. Socializmi do të fitonte në masën që është fituar barazitarizmi. Ndërkohë, kam frikë se Stove ka të drejtë se “shumë larg nga të qenurit i vdekur komunizmi, si mund të besojnë tani disa njerëz budallenj, ne mund të shikojmë plot besim përpara për Maks, Lenin, Stalin, Mao, Kim Ir Sen, Pol Pot, Ceausesc, Baader - Meinhof, Sendero Luminoso më të mëdhenj dhe më të mirë dhe gjithçka të mbetet”.
Në kërkim të “askund-it”
“Utopia” është një fjalë greke për “askund, në asnjë vend”: një fjalë e sajuar për një vend imagjinar. Kërkimi për askund-in pashmangshmërisht shpreh pakënaqësi ndaj çdo “diku”-je. Socializmi, i cili bazohet në optimizmin e pakorrigjueshëm rreth natyrës njerëzore, është një specie e utopizmit. Ai përjeton friksionin e realitetit si fré të patolerueshëm ndaj shpresave të tij. “Utopistët”, vëren filozofi Leszek Kolakowski te “The Death of Utopia Reconsidered,” “sapo përpiqen t’i konvertojnë vizionet e tyre në propozime praktike, dalin me projektin me malinj të ideuar ndonjëherë: ata duan të institucionalizojnë vëllazërinë, e cila është mënyra më e sigurtë drejt despotizmit totalitar”. Gjithashtu qe dhe ndërhyrja e Marksit. Intelektualisht, Marksizmi është forma më shumë e zhvilluar - ashtu si dhe më influentja dhe më vrastarja - e socializmit që ka parë bota, por Kolakoëski sigurisht që është korrekt se influenca e Marksizmit, larg nga “karakteri shkencor” i supozuar i tij, varet “pothuajse tërësisht në elementët e tij profetikë, fantastikë dhe iracionalë”.