Paradokset e Politikës.
18/04/2005 Autonomi!
Etimiologjikisht nënkupton auto-nomos, që do të thotë vetë-ligjësi, ose më saktë, aftësia për t’i dhënë vetes ligje që vetëvetja ka formuluar. Zakonisht, kjo fjalë qarkullon si sinonim me “pavarësi”, kur në fakt do të thotë vetë-varësi, por kjo është një çështje tjetër, që fundja fare, nuk na intereson. Ajo që na intereson, përkundrazi, është vendi kyç, që zë kjo fjalë në politikë (politikat), aq sa, shumë herë, me të drejtë, mund të quhet themeli legjitimues i vetë shkencës politike: shteti që të jetë ekzistent, duhet të jetë autonom; ky shtet (autonom) duhet të njihet si i tillë (të legjitimohet) nga shtetas autonomë; detyra e këtij shteti është të ruajw me çdo kusht autonominë. Të paktën, kaq gjë duhet t’i bashkojë politikat apo jo? Shumëkush, ashtu me thjeshtësi, do të thoshte “po”, duke mos vënë në dyshim se autonomia duhet marrë si e mirëqënw në politikë. E pra, prandaj shkenca e politikës është sot për sot ligjërimi më i pasur dhe më tërheqës, pikërisht, sepse vë në dyshim konceptet e cilësuar të mirëqena, pra, vë në pikëpyetje themelet e veta. Kjo do të thotë se “vetë-varësia” nuk është aspak në teorizimin e sotëm politik diçka e mirëqenë.
Përse?
Sepse, paradoksalisht, sot, vetë-varësia e shtetit dhe vetë-varësia e shtetasit, nuk mund të qëndrojnë së bashku. Në qoftë se një shtet është i vetë-varur, kjo do të thotë se atij i mjafton vetëvetja dhe nuk ka nevojë të jetë i legjitimuar nga shtetasit e tij, ndërkohë që, në qoftë se individi është i vetë-varur, i vetëmjaftueshëm, atëherë atij nuk i duhet shteti. Kjo do të thotë se vetë-varësia e shtetit do të sjellë më e keqja, diktaturw, më e mira autoritarizëm, vetë-varësia e individit sjell anarki (në kuptimin e saj si panevojshmëri e shtetit), ndërsa bashkimi i të dy koncepteve, përfundon në një paradoks logjik. Sado e çuditshme që të mund të duket, parë në këtë këndvështrim, koncepti i vetë-varësisë, vetë-ligjësisë, pra autonomisë çon në sisteme politike që sido që të sillen, do të jenë të palegjitimuara.
Për hir të të qënit korrekt ndaj historisë së zhvillimit të shkencës politike, duhet të themi se për një periudhe relativisht të gjatë (që prej antikitetit grek dhe deri ne mesjetën e vonë), autonomia e shtetit dhe ajo e shtetasit, kanë bashkëekzistuar, për faktin e vetëm se ato shiheshin si e njëjta gjë. Shteti dhe shtetasi kishin ekzistencë të ndërvarur, burimi i ekzistencës së tyre ishte i njëjtë: Meta-fizikja jetëdhënëse (origjinuese) që qëndronte përtej të dukshmes (qoftë kjo intelekti i kulluar i antikitetit ose Zoti monoteist i mesjetës). Jo vetëm kaq, por edhe finaliteti i tyre ishte i njëjtë, si shteti ashtu edhe shtetasi synonin përsosjen, arritjen te telosi (qëllimi) i tyre i paracaktuar, mbërritjen në vendin e duhur. Realiteti politik si dhe ai personal ishin teleologjik, dhe si të tillë shkonin së bashku për bukuri, për t¢u ballafaquar me identitetin E Mira = E Drejtë = E Madhërishme. Për të përmbledhur me një fjalë, duke thjeshtëzuar kështu padrejtësisht, një periudhë tejet të rëndësishme zhvillimi, autonomia e shtetit dhe autonomia e shtetasit, mund dhe duhet të rrinë bashkë sepse të dy janë origjinalisht të Mirë dhe se të dy duhet të synojnë përsosjen morale, për të rigjetur udhën e për të shkuar përsëri andej nga erdhën.
Pra, për të qenë më të saktë, duhet thënë se, bashkimi i konceptit të autonomisë se shtetit me të shtetasit, çon në një politikë të legjitimuar, vetëm nëse legjitimimi është Moral , pra vetëm kur një shtet i mirë drejton shtetas të mirë, ose kur shtetas të mirë, krijojnë një shtet të mirë, dhe kur të dy janë domosdoshmërisht të mirë sepse janë krijesa të Zotit.
Përsëri paradokset rishfaqen: ky legjitimimi moral po të përdoret në kohët moderne përfundon në imoralitet, sepse duhet bashkë me të të justifikohet skllavëria si në antikitet, ose djegia në turrën e druve si në mesjetë.
Sikur të ishte vetëm për kaq, do të kishte qenë shumë e thjeshtë, por nuk përfundon këtu! Krishtërimi, së bashku me dogmën e krijimit e me legjitimimin moral të politikës, polli njëkohësisht të kundërtën e asaj çfarë donte të mbronte me çdo kusht. Krishtërimi tha se Zoti krijoi njeriun sipas shëmbëlltyrës së vet, dhe se Zoti nuk njihte vetëm të përgjithshmen por edhe të veçantën, pra nuk njihte vetëm Njeriun por çdo njeri në veçanti. Për ta thjeshtësuar përsëri padrejtësisht, do të themi se Zoti ishte në njëfarë mënyre i detyruar ta njihte njeriun si të lirë. Shpesh thuhet se duke vënë krijesën përpara krijuesit, krishtërimi themeloi konceptin e “individit”, si jo vetëm i mirë, sepse i krijuar, por mbi të gjitha, i lirë, pikërisht sepse i krijuar.
Ky është një moment shumë interesant, sepse të jesh i lirë presupozon të jesh i mirë dhe i keq, ndërkohë që të tentosh përsosjen në këto kushte, do të thotë të dish të ndash çfarë të bën mirë nga çfarë të bën keq; të racionalizosh. Racionalizimi del si domosdoshmëri, sepse pas tërheqjes së Zotit nga skena (në mënyrë simbolike), përsosja e njeriut nuk bëhet mw duke lëvizur vertikalisht (drejt burimit hyjnor si në epokën e meta-fizikës) por në lëvizje horizontale, që do të thotë në jetesën e njëkohëshme me tjetrin, që edhe ai është i lirë dhe i aftë të bëjw mirë po aq sa dhe keq. Të përsosesh kur Zoti nuk është më dhe kur je i detyruar të jetosh krah për krah më të keqen do të thotë të vetë-mbrohesh, pra fjalia e parë e njeriut racional është: “liria ime mbaron aty ku fillon liria e tjetrit“.
Çdo të thotë e gjithë kjo?
Kjo do të thotë se në periudhat post-metafizike, në kohërat moderne, në kohërat kur Zoti ka vdekur dhe vendin e tij e ka zënë, me plotë meritë njeriu, por njeriu i lirë ama, liria krijon shtetin, ndërsa arsyeja legjitimon shtetin e krijuar.
Në ç’kuptim?
Në kuptimin që shteti është një mekanizëm mbrojtës që lind në momentin kur liritë e njerëzve të lirë përplasen, ndërsa arsyeja tregon përmasat brenda të cilave duhen të shpërndahen përfitimet prej kufizimeve.
Por në një kuptim më të thellë, ideali i njeriut të lirë, përsosja në këtë jetë (horizontalisht e jo vertikalisht) e të cilit është synim i sistemeve demokratike, qëndron bashkangjitur me pamjaftueshmërinë e këtij njeriu të lirë. Paradoksi shfaqet përsëri e përsëri: sistemet politike demokratike bazohen në heqjen dore nga parimi i autonomisë!
Duhet hequr dorë nga autonomia e shtetit dhe nga autonomia e shtetasit!
A është kjo një dobësi e sistemeve demokratike? Paradoksalisht, jo aspak!
Përkundrazi është pika e tyre më e fortë, ose më saktë, e vetmja mënyrë e legjitimimit të tyre. Pamjaftueshmëri, jo-autonomi, për demokracitë do të thotë që shteti dhe shtetasi lindin njëkohësisht, ata krijojnë dhe mbajnë të krijuar njëri-tjerin, njëri nuk ekziston dot pa tjetrin. Autonomia është flija e domosdoshme pa të cilën do të kishim ose anarki ose diktature, të dyja njëlloj të padëshirueshme. Autonomia duhet sakrifikuar që të përparojë e të përsoset individi i lirë, në vend të saj teoritë domokratike kanë vendosur idenë e kontratës sociale.
Por mos vallë liria (si kusht për demokracitë) dhe arsyeja (si mënyra e vetme e legjitimimit të tyre) janë formulime që i shpëtojnë paradoksales? Mos vallë ideja e kontratës sociale është formulim përkryer dhe pa kundërshti? Kjo nuk u tha këtu, ose të paktën nuk ishte ky qëllimi i shkrimit.
Qëllimi ishte: çdo shtet domosdoshmërisht ka nevojë për shtetasit dhe anasjelltas. Domosdoshmërisht, sepse asnjërit prej tyre nuk i mjafton vetvetja. Që lidhja mes tyre të mos zhbëhet secili prej tyre duhet domosdoshmërisht të tregojë pamjaftueshmëritë e veta, dhe për më tepër duhet të kërkojë që këto pamjaftueshmëri të përmbushen.
Si dhe në ç’mënyrë?
Kjo mbetet për tu sqaruar…