Ndryshimi i mendimit ndaj mendimit
18/04/2005 (Qëllove si kalama o Mane!)
Polemika e filluar “me liberalët e rinjë” vazhdon. Megjithëse kisha njoftu se ndoshta do ta ndërpres. Por në “lojë” u fut shpifografi Kastriot Myftaraj. Krejt jashtë teme. Krejt pa vend. Krejt me shpifje: fund e krye. Kushdo që e ka shty dhe kushdo që e ka leju të përfshihet në një diskutim, që nuk kishte asnjë lidhje me të, ka bërë një veprim moralisht të ulët e të pabesë. Në qofshin “liberalët e rinj” apo kushdo, për ta vlen një batutë filmi: Qëllove si kalama o Mane!
Qëlluan pabesisht, me shpifje, kur palët në “plemikë” kishin premtu publikisht për një “polemikë të kulturuar”, për një polemikë ideshë e jo personash. Personat përmendeshin vetëm në funksion të kthjellimit të ideve të kontestueshme. Qoftë edhe për të njohur meritën e formulimit, ose mbështetjes personale ndaj IDEVE, me të cilat mund të mos pajtohemi. Ashtu po vazhdonte. Ashtu duhej të vazhdonte. Por dikush e pa të arsyeshme të qëlloj si kalama duke përfshi në “polemikë” shpifografin Kastriot Myftaraj që nuk afrohet askund, madje është e kundërta, në profesionalizmin shkencor, nivelin kulturor dhe etikën e polemizuesve të deritashëm, kolegëve të mi, liberal të rinj.
Kur goditja u bë nga një pjestar i llumit shqiptar, mendova të mos përgjigjem. Por mu duk se është detyrë të fisnikrohen gjërat edhe kur llumi përbaltë. Mu duk se është rasti, që nga llumi i shpifjeve, të argumentohet alarmshëm një problem me rëndësis të madhe kombëtare: domosdoja e ndryshimit të qëndrimit të shqiptarëve ndaj mendimit. Po vazhdoj me dy-tre shembuj që të kuptohet shqetësimi dhe domethënia e domosdosë së ndryshimit të qëndrimit ndaj mendimit. Ja si është problemi:
Shpifografi, sipas profesionit të vet, e fillon shkrimin me një shpifje: se ai “si një polemizues më i hershëm me Ferajn...”. Kurrë nuk kemi zhvillu ndonjë polemikë publike me Kastriot Myftarajn.
Myfatraj në vitin 2001 ka botu një libër me 330 faqe, “nacional-islamizmi shqiptar baleta&feraj” në të cilin për Abdi Baletën deri tani janë provu mbi 300 shpifje, ndërsa unë konstatoj për veten time rreth 40 shpifje vetëm në 90 faqet e fundit që m’i kushton ekskluzivisht. Po t’i shtohen edhe shpifjet në faqet e mëparshme, të cilat ua kushton shpifjeve për Baletën, numri i shpifjeve rritet edhe për mua. Baleta, i papërtueshëm si gjithnjë, u është përgjigjë në librin “Kundëshpifografi” (2005) pothuaj të gjitha shpifjeve. Unë thjeshtë kam bërë një deklaratë se gjithçka që thuhet është shpifje, por nuk jam marrë me analizën e tyre veç e veç. Kështu, s’ka pasë polemikë as për këtë.
Nganjëherë më është dukë harxhim kohe të merrem me përgënjeshtrimin e shpifjeve të Myftarajt. Më është dukë sikur dëshironte të më harxhoj kohën, që në vend të shtrimit pozitiv të mendimeve të mia dhe marrjes me njerëz më serioz, të konsumohem duke hedhë poshtë shpifjet e tij. Dhe sapo të përfundoja mund të shpifte gjëra të tjera. E kështu pambarim. Pastaj shpifjet janë aq të pabazueshme (jo thjeshtë të pabazuara, por të pabazueshme) dhe aq idiote sa më vjen zor të merrem me to, të ulem në nivelin e shtresave më të ulëta të shoqërisë shqiptare. Janë idiote sepse hidhen poshte fizkisht, empirikisht.
Shih si më përshkruan fizikisht në palolibrin e tij “nacional-islamizmi shqiptar baleta&feraj”: “Feraj ka fytyrë të zeshkët me tipare prej aziato-qendrori ku duken edhe gjurmë të qarta të racës mongole dhe, sipas atyne që thuhen, asht një pjestar i minoritetit turk të Kosovës dhe se ka origjinë të largët afgane” (f.248). Kjo është një shpifje idiote: Së pari, sepse pothuaj gjithë qarqet intelektuale shqiptare, brenda e jashtë, më njohin personalisht, dhe e dinë se nuk i kam asnjë nga këto tipare, se përkundrazi, jam i bardhë, pa asnjë tipar mongoli a mongoloidi etj. Së dyti, tani ka media vizive dhe mjafton njëherë të dalë në ekran e shpifja e tij del sheshit. Natyrisht Myfatraj e ka përgjigjen-shpifje të gatshme: është zbardhur me operacion plastik! etj.
Merre shpifjen tjetër: Myftaraj thotë se kam mbrojtë diplomën me temën “Teoria e klasikëve të marksizëm-leninizmit mbi kombin dhe vërtetimi i saj në kohën tonë”, “me të cillin, në vitin 1986, u laureu në filozofi marksiste-leniniste, në Universitetin e Tiranës. Ky studim i Ferajt asht botu tek revista “Rruga e partisë”, nr.2 1987” (K.M.2001:309). Kjo është shpifje faktike, empirike që provohet si e tillë empirikisht, fizikisht: kushdo, veçanërisht intelektualët, mund ta kërkojnë koleksionin e revistës ‘Rruga e partisë”, të çdo viti, dhe të shohin se nuk kam botu kurrë, jo vetëm këtë artikull, por asnjë artikull. E kush më pranonte në atë kohë, dhe në atë moshë të botoja tek “Rruga e partisë”!
Mbasi ka shpif për të gjallë e të vdekur, për persona e ide, për ngjarje e data, në fund, i rrëmbyer nga instikti pasionant i shpifjes, Myftaraj shpif edhe për vete: në kopertinën e fundit të palolibrit të tij “nacional-islamizmi shqiptar baleta&feraj” thotë për vete se është gazetar, pa qenë kurrë gazetar, as nga diplomimi universitar, as nga praktika e punës së vet. E njoh personalisht.
Por pse e bën një gënjeshtër kaq hapur, kaq të pabazeushme? Ndoshta atij vërtetë i dukem i zi? Ndoshta mendon se shqiptarët janë budallenj dhe e besojnë? Kush e di! Por fjalën e kam se ja çfarë niveli të shpifjeve përdorë. Pa pikën e ndrojtjes së përgënjeshtrohet lehtë dhe humbë çdo besueshmëri.
A humbë çdo besueshmëri?! A janë shqiptarët aq “budallenj” sa të besojnë shpifje si këto, pa asnjë verifikim? Pse ka guxim të bëj shpifje të pabazueshme, që hidhen poshtë kaq lehtë? Pse nuk ka drojë se demaskohet dhe humbë çdo mbështetje e besueshmëri në publik?
Sepse ka kriju njëfarë sigurie se shqiptarët nuk e kanë shumë problem besimin dhe mbështetjen e vetëdijshme të shpifjes. Se nuk janë të ndjeshëm sa ta izolojnë shpifësin, të mos i besojnë edhe kur thotë të vërtetën mbasi ka rrejtë qindra herë. Kështu, shumë botues (Spiro Dede) dhe gazeta që i botojnë shpifjet e tij e dinë se po shpifë, sepse botuesit dhe redaktorët më njohin personalisht dhe e dinë se përshkrimi fizik që më bën Myftaraj dhe idetë që mi mveshë janë shpifje. Megjithkëtë i botojnë.
Ky është problem i rëndësishëm kombëtar. Nuk është problemi im personal, as problemi im me Myftarjan. Duket se shqiptarët priren të besojnë shumë shpifje, pa kontroll, pa verifikim, pa mendim kritik. Dhe jo vetëm “llumi”, por edhe shqiptar të shkolluar, me tituj shkencor. Në diskutimet në “chat-room” të ndryshme nganjëherë kam parë diskutime të zjarrta që lidhen me mua: mbrotje glorifikuese dhe shpifje poshtruese. Shpesh kam qeshë. Kurr nuk jam marrë me to.
Ja një tip diskutimi në faqen chat të internetit “Forumi Shqiptar”: Dikush e shtron problemin e vlerësimit të sotëm ndaj Skënderbeut dhe fillon diskutimi: Armir Krasniqi shkruan: “Apsurdi i gjithë kësaj kuptohet kur dihet se Hysamedin Feraj do të mbroj titull shkencor kundër Skënderbeut të cilin e quan edhe tradhtar sepse paska bërë luftra kundër Perandorisë Otomane dhe në mbrojtje të Krishterizmit”. Ashtu vetëm me të dëgjuar edhe Traboini e pranon të mirqenë: “Koheve te fundit jane paraqit ne opinionin publik disa vlersime jo te favorshme per figuren heroit tone Gjergj Kastriotin-Skenderbeun. Nuk kam pasur mundesi ta lexoj por kam degjuar se jane mbrojt edhe tema te diplomes ne subjektin "Tradhetia e Skenderbeut ndaj Turqeve" apo dicka ashtu.” Kur dikush e vë në dyshim vërtetësinë e këtij pohimi, Traboini, gjithnja pa e lexuar, pa verifikuar përgjigjet: “Jo, jo. Nuk duhen te injorohen, por te diskutohen dhe te demaskohen. Nese mendon se une se flas te verteten shko lexo postimin e Shkupjanit qe beri para disa diteve. Hysamedin Ferraj mbrojti doktoraturen ne kete teme. Pse te injorohen gjerat qe dihet mire se egzistojn”.
Diskutimet e nivelti “chat” nuk do të ishin shqetësim. Por e njëjta filozofi, e njëjta psikologji, e njëjta sjellje me dijen, u konstatua njëherë tek Kadare. I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu, se ç’mendonte për librin “Skicë e mendimit politik shqiptar” ku Skënderbeu paraqitet si tradhëtar, Kadareja përgjigjej se nuk e kishte lexu librin, por libra si ky sponsorizohen nga qarqe fondamentaliste antishqiptare. Pa e lexuar, pa ditë asgjë për çka përmban libri, edhe Kadareja sillet njëlloj: e gjykon... pa e lexuar! Kështu, gazetari, shkrimtari, ‘chatistët’ diskutojnë me pasion për librin që nuk e kanë lexuar, autorin që nuk e kanë lexuar, për cilësimin e Skënderbeut tradhëtar në një disertacion që nuk është shkruar kurrë etj.
Kurrë nuk kam mbrojtë ndonjë disertacion, apo qoftë temë diplome, kurr nuk kam shkru ndonjë libër për Skënderbeun. Megjithkëtë, shih me çfarë pasioni dhe sigurie flet tjetri, se unë kam mbrojtë një dizertacion të tërë me temën “Tradhetia e Skenderbeut ndaj Turqeve”!
Mos e lash me kaq, profesorë, intelektualë, artistë më kanë shpreh ndonjëherë ‘keqardhjen’ që nuk e kanë lexu ende librin tim për Skënderbeun. Kam qeshë dhe u kam thënë se nuk ka pse t’u vij keq sepse as unë nuk e kam lexu, sepse nuk kam shkru kurrë në jetën time ndonjë libër për Skënderbeun. Kështu që s’kanë si e lexojnë një libër që nuk e kam shkru. Në dizertacionin tim prej 370 faqesh Skënderbeu dhe periudha e tij zënë vetëm një faqe e gjysëm, dhe po t’i shtohen edhe përmendjet në faqe të tjera mund të bëhen gjithësej dy faqe. Madje nuk e kam as ndërmend të shkruaj për Skenderbeun. Nuk është objekti im i studimeve. As nuk e kam ndërmend ta bëj objekt studimi. Objekti im i studimeve janë përdorimet dhe përdoruesit shqiptar të Skënderbeut, jo vet Skënderbeu. Për këtë kam shkru një artikull të stërgjatë me titull: “Mbi debatin për Skënderbeun” ku objekt janë interpretimet dhe përdorimet e ndryshme të tij, racionaliteti i këtyre interpretimeve e përdorimeve dhe jo vet Skënderbeu, ose periudha e tij. Kurrë, në asnjë rast, në asnjë shkrim nuk e kam vlerësu Skënderbeun as hero, as tradhëtar. Nuk jam marrë dhe nuk e kam ndërmend të merrem me vlerësimin e tij në termat “hero”/“tradhëtar”. Jo se po ta kisha këtë mendim nuk do ta thosha hapur e publikisht, por sepse vet Skënderbu nuk është fare objekti i punës time studimore.
Mirëpo, shpifjen e filloi Piro Misha, pa dhënë asnjë burim a referencë, e përhapi si thashetheme Akademia e Shkencave, dhe deri tek Kastriot Myftaraj që shkruan se në dizertacionin tim: “e keqja identifikohet me Skënderbeun që sipas Ferajt ka qenë një tradhëtar nacional, për shkak se i bëri rezistencë Turqisë”. Asnjë referim, asnjë burim.
Megjithkëtë, “risia” që sjellë Myftaraj është fallsifikimi shpikja e burimeve, citateve, atorëve që u referohet, artikujve, dokumentave etj. Në pamje duket si një kërkues, i paraqet shkrimet e veta si të bazuara në të dhëna autorësh e dokumentash. Shih sa saktë e jep burimin: titulli i dokumentit “Teoria e klasikëve të marksizëm-leninizmit mbi kombin dhe vërtetimi i saj në kohën tonë”, titulli i burimit, “Rruga e partisë”, numëri i revistës “nr.2”, vitin e botimit “1987” etj. Me kaq si duket i gënjen njerëzit a thua se vërtetë pohimet i ka të bazuara në burime autentike. Mirëpo, dokumenti të cilit i referohet nuk ekziston, nuk ka ekzistuar kurrë, është thjeshtë sajesë e tij. Kështu i gënjen njerëzit, duke u heqë si “i kënduar” dhe “hulumtues”, kur thjeshtë ulet para kompjuterit dhe sajon. Kam lexuar shumë historian shqiptar me të cilët jam në konflikt të madh. Kam hasë intepretime me të cilat nuk pajtohem në asgjë. Por fallsifikim dokumentesh, sajesa të fantazisë personale që paraqiten si dokumente nuk kam hasë. Prandaj me Myftarjan nuk jamë marrë, dhe nuk do të merrem, sepse nuk duhet të hyjë në diskutimet e komunitetit të studiuesve dhe shekncëtarëve as si objekt kritikash. Kritika shkencore nuk ka të bëj me shpifjet, por me interpretimin, kuptimin, zbulimin etj., të të dhënave.
Megjithëktë, siç shihet, që nga njerëz që humbin kohën në “chat-internet” në vend se të merren me studime e punë, dhe deri tek profesor e intelektual besojnë se kam shkru jo artikuj, por një dizertacion dhe një libër të tërë me argumentu se Skënderbeu ka qenë “tradhtar të turqve”. Pa dhënë kurrë, askush burimin se ku, kur, kam argumentu Skënderbeun si “tradhëtar”.
Ky pranim ose refuzim i mendimit pa verifikim, pa kontroll ndërsubjektiv, pa reflektim racional-kritik edhe kur duken tepër të interesuar për objektin u bë shqetësimi im kryesor për kombin shqiptar. U bë shqetësim mbas një bisede me kolegun Elvis Hoxha, që tani për tani jep mësim në një universitet francez dhe që ishte kthyer për pushime në Shqipëri. Deri atë ditë, shqetësimi im kryesor ishte ndryshimi i mendimit, kulturës dhe sistemit të vlerave politike shqiptare (‘duhet ndërruar populli, para se të ndërrohen politikanët”). Ndërsa Elvisi argumentoj se para se të ndërrohet mendimi shqiptar, duhet ndryshu qëndrimi i shqiptarëve ndaj mendimit. A e marrin seriozisht mendimin? Si është e mundur që besojnë çdo shpifje? Pa verifikim. Pa kontroll. Pa reflektim kritik-racional. Dhe e mbrojnë: “Po, po. E di me siguri”. Pa ditë asgjë.
Rreth një shekull e gjysëm më parë, Falmerajeri, ndër pikat e pakëta që dihen me siguri për shqiptarët rreshtonte se janë rezistentë, lundërtarë të zotë etj., por edhe për mendimin se “nuk duhet të humbasin vetëm me ide të përgjithshme, me çështje ndjenjash, me mençuri esnafi dhe me teori filozofike të lumturimit të botës”. Edhe sot kur dikush fillon të reflektoj më thellë shpesh merr përgjigjen: “ç’më çanë kokën me filozofime’, ‘ohu, filozofon shumë’ etj.
Nuk do të isha marrë, dhe as nuk do të kisha dhënë ndonjë përgjigje për shpifjet e Myftarajt, sikur ky të mos ishte një rast për ta formulu publikisht këtë shqetësim; domosdosnë e ndryshimit të qëndrimit të shqiptarëve ndaj mendimit. Kjo është një ide e rëndësishme ose më mirë më thënë u formula qartë. Pa ndryshimin e mendimit politik e për politikën, sistemit të vlerave, kulturës politike, nuk ka asnjë shpresë përparimi të Shqipërisë. Dhe asnjë prej këtyre s’mund të ndryshohen pa ndryshu qëndrimin ndaj vet mendimit. Kjo është e kundërta e shpifografisë dhe pranimit e përhapjes së shpifjeve. Shqiptarë: merreni mendimin seriozisht!
Shpreso që ‘polemika’ të vazhdoj me njerëz që e marrin seriozisht mendimin dhe se gazetat do t’u vënë kufi shpifësve. Do të ishte një ogur i mirë. Për vendin. Jo për mua.