Kalbja politike e Edvinit po kalb gjithë opozitën

Ndoqëm në konferencë Edvinin duke pritur rrugën opozitare që do të ndjekë pas humbjes në zgjedhjet e të dielës së fundit të muajit qershor. Por Edvini seç ka një javë që sterron në fytyrë. Interesi ishte ç’rrugë do të ndiqte opozita në 4 vitet që vijnë, pra rruga dhe cila do të jetë fytyra e vërtetë a maska e vërtetë e opozitës, në rrugëtimin e gjati e ndoshta të vështirë të viteve që pritet të vijnë. Si do t’u jepej përgjigje pyetjeve si nga ç’rrugë shkohet te pushteti? Ç’rrugë duhet të merret për të shkuar te pushteti? Ose ç’rrugë të nxjerr më shkurt për te pushteti?
Ky emërtim i ri e errësoi fare, e struku në terr emërtimin “pushtet”, një fjalë tashmë fort e largët për socialistët. Por Edvini s’i kishte këto shqetësime. Ai nisi e mbaroi me fatin e 83 mijë anëtarëve të LSI. O burrë i këtij dreq dheu, po ç’punë ke ti me fatin e 83 mijë anëtarëve të një partie tjetër e cila ka një program ka një këshill e drejtues të cilët i kanë zgjidhur deri tash mjaft mirë situatat politike.O burrë I këtij dreq dheu,po përse të sterron e të është bërë meit fytyra. O burrë i këtij dreq dheu, nuk e the mirë sepse fole shumë për korrupsion, si bëhet ai 15 përqindëshi? Nëse sot ka zëra që nuk fshihen dot janë ato që kanë lidhje me korrupsionin në bashkinë e Tiranës dhe në simotrat socialiste nëpër rrethe, të cilat vunë “mullë” me lejet e ndërtimit, pra 15 % e kryetarllëkut. Gjysma e kalbur e këtij vendi janë pikërisht këto bashki që kërkuan dhe provokuan, duke hedhur në fushatë miliona për të blerë votat, pikërisht me synimin që të kalbte edhe gjysmën tjetër, atje ku shteti mundohet të ruajë pastërtinë dhe identitetin e vet pa korrupsion. Se ç’quhej korrupsion dhe kush akuzon lexoni deklaratat e fundit të krerëve të LSI-së, të cilët e akuzuan Ramën se donte të blinte ca deputetë. Me se do t’i blinte dhe ku i gjeti në opozitë kaq miliona, njeriu që erdhi nga Parisi me grusht thonjsh të paprerë si pasuri e ligjshme dhe e patjetërsueshme? I mbetur me një grup vesesh, njeriu që mbushi botën me mashtrime rreth reformave, njeriu që trillonte në media lloj lloj shpifjesh, njeriu që kërkon të blejë deputetët tashmë është në vaktin e largimit, duke lënë pas veç gjurmë të një njeriu që kurrë dhe asnjëherë nuk u ngrit dot në kutin e një lideri të pranueshëm, por veç si të gjithë paraardhësit gjithë vese nëpër një transhe ku më parë atje kanë shkruar emrat: Miladin,Enver dhe Ramiz... I thonë vendçe: “Gjysma e kalbur, kalb gjysmën tjetër”
...