Lojërat e Fatit, sa rriten tatimet me rregullat e reja
Autori i Lajmit: red.
Vendimi i Qeverisë
Qeveria miratoi dje rregullat e reja për lojërat e Fatit. Në vendimin e djeshëm rritje kanë pësuar detyrimet tatimore që duhet të paguajë pronari.
Kështu, për tryezat me më shumë se një pozicion (ruletë), taksë mujore rritet nga 80 mijë në masën 300 mijë lekë në muaj për çdo pozicion. Për çdo tryezë të lojërave (me letra ose/dhe me zare), taksë mujore nga 600 mijë lekë bëhet 1 500 mijë lekë. Për lojërat elektronike dhe makinat slot, me fitim në çast, dhe për videolotarinë, të vendosura në mjediset e kazinosë, një taksë mujore nga 60 mijë që ishte bëhet 120 mijë lekë, për çdo kompjuter elektronik.”
Çmimet e reja
Kështu për kazinotë elektronike pronari duhet të paguajë: për rrethet e kategorisë së parë, 400 mijë lekë, për çdo sallë, dhe 100 mijëlekë, për çdo makinë elektronike, të tipit slot e videolotari. Po kështu, për rrethet e kategorisë së dytë, 200 mijë lekë, për çdo sallë, dhe 60 mijë lekë, për çdo makinë elektronike, të tipit slot e videolotari. Qeveria vendosi që për rrethet e kategorisë së tretë, të paguhet 100 mijë lekë, për çdo sallë, dhe 40 mijë lekë, për çdo makinë elektronike, të tipit slot e videolotari. Për çdo makinë elektronike me më shumë se një pozicion (ruletë), organizatori paguan një kuotë fikse mujore prej 1 000 000 (një milion) lekësh dhe 300 000 (treqind mijë) lekësh në muaj për çdo pozicion loje, pavarësisht nga rrethi, ku ushtron veprimtarinë.”
Distanca nga institucionet
Vendndodhja e lojërave të fatit dhe distanca mes tyre dhe subjekteve apo institucioneve me karakter socialo-kulturor apo fetar, përcaktohet qartë në ligjin e ri “Për lojërat e fatit”. Sipas udhëzimit të Financave, hyrja në mjediset ku zhvillohen lojëra fati ose reklamimi i vendosur jashtë ambienteve të tyre duhet të jetë jo më afër se 40 metra nga godinat e institucioneve arsimore, shëndetësore ose fetare apo dhe hyrja për në këto institucione, me kusht që këto institucione të jenë përballë mjediseve ku zhvillohen lojëra fati dhe të ekspozuara (që shihen lirshëm pa pengesa) ndaj tyre. Subjektet duhet të jenë jo më afër se 15 metra nga hyrja për në institucionet arsimore, shëndetësore ose fetare në rastet kur reklama apo hyrja për në mjediset e ku luhen lojëra fati ndodhen në të njëjtën rrugë që të çon në hyrjen e institucioneve të mësipërme. Gjithashtu, subjektet e lojërave të fatit nuk mund të hapen dhe nuk licencohen as në rastet kur ndodhen në të njëjtën rrugë që të çon në institucionet socialo-kulturore, arsimore apo fetare në rast se rruga (për këmbësorë ose automjete) që të çon drejt këtyre institucioneve është e vetme.
Ky lajm është publikuar: 09/07/2009