Rusia e Putinit ridel kundër standardit të barazimit të krimeve të nazizmit me ato të Stalinit

Ligjvënësit rusë kanë protestuar kundër një rezolute të Organizatës për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Evropë që barazon krimet e nazizmit dhe të Stalinit gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në një deklaratë të përbashkët, ligjvënësit e të dy dhomave të parlamentit të Rusisë e cilësuan rezolutën e OSBE-së si fyerje të kujtimit të miliona ushtarëve rusë që çliruan Evropën nga fashizmi. Rezoluta e miratuar në Vilnus të Lituanisë të premten, kërkon që 23 gushti të shpallet dita e kujtimit të viktimave të nazizmit dhe stalinizmit. Të dy qeveritë, ajo e Adolf Hitlerit dhe ajo e Josif Stalinit akuzohen për genocid dhe krime kundër njerëzimit. 23 gushti i vitit 1939 kur Gjermania naziste dhe Bashkimi Sovjetik nënshkruan Paktin Molotov-Ribentrop, një marrëveshje që e ndante Evropën në sfera influence dhe që çoi në Luftën e Dytë Botërore.
...