Shmanget tragjedia në Durrës, Denis Mema, 3 minuta pa frymë
Ndeshja mes Teutës dhe Flamurtarit do të kujtohet më shumë për incidentin e ndodhur në fillimin e pjesës së dytë të takimit se sa për rezultatin teknik të saj. Sulmuesi korçar i Flamurtarit, Denis Mema, ka rënë pa frymë në fushën e lojës, pasi ka marrë një goditje me top në kokë, duke alarmuar të dyja skuadrat dhe spektatorët e pranishëm në "Niko Dovana". Futbollisti është rrethuar menjëherë nga stafet mjekësore të të dyja skuadrave, të cilat kanë ndërhyrë për të përmendur futbollistin që ka qëndruar i shtrirë për disa minuta në fushën e lojës. Takimi është ndërprerë dhe vetëm pasi Mema ka filluar të reagojë, të gjithë kanë marrë frymë lehtësisht. Lojtari është larguar me barelë nga fusha e lojës, ndërsa më pas është shoqëruar në spitalin e qytetit të Durrësit për verifikimet e rastit. Pas rreth një ore, futbollisti është larguar nga spitali, pasi mjekët kanë bërë të ditur se e kishte kaluar plotësisht traumën.
Mema ka qenë protagonist edhe në rezultatin teknik të kësaj ndeshjeje mes Teutës dhe Flamurtarit. Pas një pjese të parë pa shumë raste, sulmuesi korçar ka shënuar golin e avantazhit në minutën e 55-të, pas një aksioni personal. Por vetëm 5 minuta më vonë, Mile ka barazuar nga pika e bardhë e 11-metërshit të fituar nga Likmeta. Me këtë rezultat 1-1 do të mbyllej e gjithë sfida, pasi lojtarët e të dyja ekipeve kanë qenë të tronditur nga ajo që i ndodhi sulmuesit të Flamurtarit dhe thuajse nuk kanë vizituar më portat kundërshtare gjatë minutave të mbetura të takimit.
Një tjetër ndeshje e rëndësishme në luftën për mbijetesë është luajtur dje në stadiumin "Ruzhdi Bizhuta" të Elbasanit, por këtë radhë përballë ishin Skënderbeu me Kastriotin. Skuadra korçare, ashtu si në takimet e kaluara, është paraqitur me një formacion të rinovuar, duke menduar për sezonin e ardhshëm që do ta luajë në Kategorinë e Parë. Pavarësisht tentativës të të rinjve korçarë për t‘i rezistuar dominimit të krutanëve, ndeshja është mbyllur 2-0 për Kastriotin, falë golave të Turdiut dhe Rizvanollit në pjesën e dytë të takimit. Këto rezultate kanë bërë më shumë interesante luftën për mbijetesë, pasi Kastrioti gjendet tashmë në vendin e nëntë me 32 pikë, një më shumë se Teuta e vendit të dhjetë. Dy skuadrat pritet të marrin pjesë në "playout", ndërsa e dënuar për t‘i bashkuar Skënderbeut në Kategorinë e Parë, deri tani duket se do të jetë Besëlidhja që mban vendin e 11-të, me 28 pikë.