Kalendari i Kuvendit, ligjet që do të miratohen
Konferenca e Kryetarëve në Kuvendin e Shqipërisë miratoi kalendarin e punimeve për tri javët e ardhshme, ku ka përcaktuar edhe projektligjet të cilat do të shqyrtohen në komisionet parlamentare, si dhe do të kalojnë për miratim në seancë. Kështu, në listën e projektligjeve të rëndësishme janë akti normativ për rishikimin e buxhetit të vitit 2009, projektligji për plehrat kimike, memorandumi i skafeve, për inspektoratin e ndërtimit si dhe projektligji për parandalimin nga diskriminimi etj.
1-Akt Normativ nr. 10, datë 23.12.2009 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 10.025, datë 27.11.2008 “Për buxhetin e vitit 2009” të ndryshuar”.
2-Projektligj “Për plehrat kimike”.
3-Projektligj “Për një shtesë dhe ndryshim në ligjin nr. 7561, datë 21.12.1992 “Për festat zyrtare e ditët përkujtimore” të ndryshuar”.
4-Projektligj “Për shpalljen e Moratoriumit për mjetet motorike lundruese të Republikës së Shqipërisë”.
5-Projektligj “Për Autoritetin e Aviacionit Civil”.
6-Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat” të ndryshuar”.
7-Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9363, datë 24.3.2005 “Për mënyrën dhe procedurat e vendosjes dhe kalimit të forcave ushtarake të huaja në territorin e Republikës së Shqipërisë si dhe për dërgimin e forcave ushtarake shqiptare jashtë vendit”.
8-Projektligj “Për disa shtesa në ligjin nr. 9780, datë 16.7.2007 “Për Inspektimin e Ndërtimit”.
9-Projektligj “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9616, datë 27.9.2006, “Për librin në Republikën e Shqipërisë”.
10-Projektligj “Për mbrojtjen nga diskriminimi”.