"Kali i Trojës" prangos 9 persona për drogë
BERAT - "Kali i Trojës" çon në pranga nëntë persona, të cilët akuzohen si pjesë e një rrjeti të shpërndarjes së drogës. Pas operacionit të kryer, policia e Beratit bëri të ditur se dje u arrestuan Realt Dardha, Markel Gjika, Avenir Kuqali, Skerdian Xhufi, Erjon Karadaku, Dhimitër Boçi nga Berati, si dhe Olsi Metollari dhe Ridvan Kote nga Vlora. Sipas policisë, prej disa muajsh ata kanë kryer shitje të lëndëve narkotike, duke e përqendruar aktivitetin e tyre në Berat dhe Vlorë. Si rezultat i një pune dymujore të sektorit të antikrimit të organizuar, u dokumentua veprimtaria e tyre. Policia sekuestroi 190 gramë heroinë, një pistoletë "Zastava" me gjashtë fishekë të kalibrit 9 mm, dy automjete, 13 telefona celularë dhe një sasi prej 85 mijë lekë dhe 100 euro. d.xh