E Diel, 1 Nëntor 2026

Minatorët: Ndaloni kontrabandën e kromit

 

BULQIZË - "Institucionet e shtetit të ndërhyjnë për ndalimin e kontrabandës së kromit". Kjo është përmbajtja e letrës së dytë të Sindikatës së Minatorëve të Kromit Bulqizë drejtuar Kryeministrit Berisha, Ministrit të Ekonomisë, Ruli dhe Prokurores së Përgjithshme. Në shtator të këtij viti i janë drejtuar këtyre autoriteteve, por mungesa e një përgjigjeje prej tyre i ka detyruar t'u drejtohen sërish. Minatorët e Bulqizës vazhdojnë të mendojnë se me kromin e minierës ruso-austriake, atë që mblidhet në stoqe dhe kromin që nxirret në rrugë pirate nga nëntoka, ka abuzime. "Ne dyshojmë për veprime korruptive dhe tentohet si përherë të mbulohet kontrabanda me përfitime marramendëse", thonë ata duke përmendur si rast dhe moszbardhjen e emrave të personave që zotëronin kamionët e bllokuar me 400 tonë krom disa muaj më parë në Durrës.                                                                                 h.p

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›