E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kaliforni, ‘anulohen’ 18 mijë martesa gei

 

Në nëntor votuesit e referendumit në Kaliforni u shprehën kundër martesës mes të njëjtit seks, që pas korrikut kur Kalifornia miratoi një ligj për pranimin e tyre, duke shënuar një numër rekord të celebrimeve ‘ndryshe’. Tashmë kundërshtarët e këtyre martesave kërkojnë anulimin e 18 mijë martesave gei të celebruara mes qershorit dhe nëntorit të shkuar. Ata kanë paraqitur një kërkesë në gjykatën e këtij shteti. “Nuk ka klauzola, tolerime apo përjashtime”, thuhet në dokumentin e paraqitur. “Referendumi ishte i shkurtër dhe i qartë”, vlerëson dekani i “Pepperdine University Kenneth Starr”, hetuesi i ish-presidentit Bill Klinton. Lëvizja kundër martesa gei insiston, se rezultati i referendumit kërkon domosdoshmërisht, që martesat mes dy burrave apo dy grave të realizuara deri tani të anulohen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›