Piloti në ajër: Nuk jam i kualifikuar për uljen
Piloti i një kompanie britanike fluturimi, “FlyBe”, në udhëtimin mes Cardiff-it (Galles) dhe Parisit i ka shokuar pasagjerët kur ka deklaruar: “Më falni, por nuk jam i kualifikuar sa duhet për të ulur në tokë këtë tip avioni”. Qielli i Parisit ishte i veshur atë ditë me një re të fortë mjegulle dhe piloti nuk kishte qenë në gjendje për të kontrolluar avionin në ato kushte meteorologjike. Kështu që avioni “Bombardier Q400”, me 80 pasagjerë u kthye në Cardiff. Piloti me një eksperiencë mbi 30 vjeçare në aviacionin tregtar sapo ishte transferuar në një tip më të ri avioni nga modeli Q300, që kishte përdorur ato vite në Q400. Kështu ai tha se ishte i kualifikuar për nivelin 5, ndërsa për atë lloj uljeje duhej niveli 2 i kualifikimit.