“PS pro Durrës-Kukës por jo haraçit që u pagua për të”
Autori i Lajmit: Suela Topi
Kukësi ka qenë ndalesa e radhës e kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama. Kryefjala e këtij takimi ku Rama ka prezantuar dhe deputetët e këtij qarku ka qenë rruga Durrës-Kukës. Ai theksoi se socialistët janë pro ndërtimit të kësaj rruge por kundër haraçit që u pagua për të. Rama pohoi se me haraçin që paguan taksapaguesit shqiptarë për këtë rrugë do të paguheshin rrugët e Kukësit, Hasit e Tropojës, kopshtet e të gjitha shkollat e çerdhet që u duhen fëmijëve por dhe rruga e Arbrit. Sipas tij politika e sotme nuk duhet të vazhdojë me sharje dhe fyerje por me premtime reale për një të ardhme më të mirë. Ai pohoi se PS pas fitores së zgjedhjeve do të nxisë punësimin, do të transformojë fshatin si dhe do të sigurojë një sistem arsimor të denjë për çdo fëmijë.
Takimi
“Doja që të gjithë së bashku të shprehim vlerat tona më pozitive, nuk jemi mbledhur të themi poshtë ky e poshtë ai. 18 vjet që kemi thirrur poshtë njëri-tjetri kemi mbajtur poshtë dhe Shqipërinë”, - iu drejtua Rama kuksianëve. Duke e konsideruar takimin si më shumë se elektoral ai u shprehu mirënjohje gjithë kuksianëve, tropojanëve e hasjanëve që u bënë pjesë e shpresave të socialistëve gjatë udhëtimit në “Dialogun me Shqipërinë”. Ai tha se u detyrohet këtyre banorëve sepse ka mësuar shumë prej tyre por dhe për mbështetjen që i kanë dhënë gjatë gjithë këtyre viteve të cilat janë themeli i punëve të mira. Më tej Rama ka komentuar dhe ndërtimin e rrugës-Durrës-Kukës. Ai ka theksuar se është pro ndërtimit të kësaj rruge por jo haraçit që po paguhet për të. “Jam i lumtur që po ndërtohet kjo rrugë e cila bashkon kombin me detet dhe malet por mos harroni se kjo rrugë është bërë me taksat e shqiptarëve të cilët do t i japin sihariqe kryeministrit Sali Berisha. Me haraçin që oborri kryeministror ka marrë nga ky ndërtim i rrugës mund të ndërtoheshin nga e para rrugët e Kukësit, Hasit e Tropojës, kopshtet e të gjitha shkollat e çerdhet që u duhen fëmijëve, qendrat shëndetësore, ujësjellësit e kanalizimet që u duhen qytetarëve që nuk kanë ujë për të pirë e as për të vaditur tokën për shkak të thatësirës apo varrosin prodhimin se nuk kanë treg shitje”, - tha ai. Rama shtoi se me këtë haraç që oborri kryeministror u ka marrë shqiptarëve për rrugën e kombit mund të ndërtohej dhe rruga e Arbrit që Sali Berisha e premton për të tretin vit radhazi. Më tej ai është përqendruar tek varfëria në vend ndërsa ka premtuar një të ardhme më të mirë nesër. “Fëmijët nuk kanë libra për shkak të varfërisë dhe shkolla për shkak të qeverisë. Jam këtu për t u angazhuar dhe për t u dëshmuar me deputetët e Kukësit për një politikë të re, nxitur punësimin dhe prodhimin vendas, transformojë fshatin për të ushqyer çdo familje të qarkut, fëmijëve të varfër libra falas, rimëkëmbë arsimin e shëndetësinë”, - tha Rama. Ndërsa kandidati socialist për këtë qark, Asllan Ndregjoni pohoi se politika e re dhe ndryshimi i ri që po vjen me Edi Ramën dhe votat e të gjithëve bashkë do të ndryshojnë Kukësin dhe gjithë Shqipërinë.
Ky lajm është publikuar: 11/06/2009