Kalonin fëmijë në Mal të Zi, prangosen
Kalojnë ilegalisht për në territorin malazez katër të mitur, bien në prangat e policisë. Burime nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Shkodër kanë arrestuar Fatmir Lushajn, 39 vjeç, banues në fshatin Luz i Vogël të rrethit Kavajë, Kreshnik Bagosin, 22 vjeç banues në fshatin "Vorrezen" të rrethit Kavajë, P. Prekën, 16 vjeç banues në Velipojë dhe Mirjan Rrasin, 21 vjeç, banues në fshatin Reç të Komunës Velipojë. Sipas policisë, personat e lartpërmendur, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë ndihmuar të kalojnë në mënyrë të paligjshëm kufirin me Malin e Zi katër shtetas të mitur, me destinacion Italinë kundrejt shpërblimit prej 3500 deri në 3800 euro për secilin, duke konsumuar veprën penale "dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit". Shtetasit e mitur janë kapur nga policia kufitare malazeze në momentin që kanë kaluar kufirin shqiptar dhe aktualisht janë marrë në përgjegjësi penale, në gjendje të lirë, për veprën penale të "kalimit të paligjshëm të kufirit". Mësohet se ata janë deportuar nga pala malazeze dy ditë më parë, në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit.
Ar.Ho.
Ar.Ho.