Vret veten me armën e shërbimit polici i portit
Vetëvritet me armën e shërbimit një 46-vjeçar, efektiv i policisë së Portit të Vlorës. Mëngjesin e djeshëm, Bujar Bufasi, i cili punonte pranë Portit të Vlorës, i ka dhënë fund jetës me një plumb në kokë. Mësohet se 46-vjeçari, pasi është kthyer nga turni i tretë, i ka kërkuar bashkëshortes të shkonte të pinte kafe te fqinjët, duke i sqaruar se vetë do të pinte një cigare jashtë.
I mbetur vetëm në banesë, pasi dy djemtë e tij, përkatësisht 18 dhe 14 vjeç, nuk ndodheshin në shtëpi, ai ka kryer aktin e vetëflijimit. Bashkëshortja dhe komshinjtë, pasi kanë dëgjuar krismën e armës kanë nxituar drejt shtëpisë së Bufajve ku kanë gjetur në mes të shtëpisë 46-vjeçarin mbi një pellg gjaku. Ai kishte ndërruar jetë dhe menjëherë është thirrur policia, e cila ka mbërritur brenda pak minutash në vendngjarje. Sipas bluve të Vlorës, Bufasi ka përdorur armën e shërbimit për aktin e vetëvrasjes, ndërsa ende nuk dihen motivet që e kanë çuar 46-vjeçarin drejt vetëflijimit. Prej disa vitesh ai punonte si polic shërbimi pranë Portit të Vlorës, ndërsa banonte te kabinat trekatëshe në zonën e plazhit të vjetër, në lagjen "1 Maji" të qytetit të Vlorës. Policia po vijon hetimet për gjetjen e shkaqeve të ngjarjes, ndërsa thuhet se Bufasi ishte përdorues alkooli. Ndërkohë, fqinjët e tij shprehen se 46-vjeçari vuante nga mëlçia dhe ndoshta kjo e ka çuar drejt aktit të vetëflijimit. Luan Derraj, punonjës i shëndetësisë, i cili punon në port për kontrollin e pasagjerëve dhe ushqimeve, ka qenë një nga personat e fundit që e ka takuar 46-vjeçarin. "U takuam në port, ai la shërbimin, ndërsa unë shkoja për në punë. Pimë kafen e mëngjesit, si edhe një gotë raki dhe pastaj e shoqërova për në shtëpi dhe unë do kthehesha në punë", rrëfen ai për "Shqip". Ndërkohë, në orët e para të ditës së djeshme, një 48-vjeçar nga fshati Kaninë i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në një degë peme. Sotir Mimaj, 48 vjeç, është gjetur nga të afërmit i varur në një pemë të bahçes së tij, e cila ndodhej në afërsi të kalasë së Kaninës. 48-vjeçari ishte i martuar, me dy fëmijë, dhe jetonte prej vitesh në Itali. Ai kishte 10 ditë që kishte ardhur pranë familjes dhe sipas policisë ka qenë depresioni ai që e ka shtyrë burrin t‘i japë fund jetës.
M.Marsi