E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shalsi: Berisha të heqë 10% për biznesin e vogël

Tiranë- Bashkia e Tiranës reagoi pas aktit të miratuar nga qeveria, i cili kufizon kompetencat e vendorëve për vendosjen e taksave ndaj biznesit të vogël. Në një dalje për mediat, nënkryetari i bashkisë më të madhe nën vend, Eduard Shalsi, ripërsëriti edhe njëherë kërkesën për lehtësimin e biznesit të vogël, duke i hequr tatimin mbi fitimin, që kjo e fundit ka vendosur mbi to.

"Kryeministri të mos bëjë skeçe banale me celular, pasi tryeza e Këshillit të Ministrave nuk është skena e Estradës së Tiranës, por të heqë tatimin e ri mbi fitimin që ka vendosur mbi bizneset", - theksoi Shalsi. Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, akuzoi Berishën se me të ardhurat që përfitohen nga vjelja e kësaj taksës, ai dhe qeveria e tij, po financojnë spotet elektorale. "Me këtë taksë të re, Berisha po financon spotet e gënjeshtrave dhe mitingjet e mashtrimeve", - përfundoi ai


 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›