Kalou vendos pas finales

Sulmuesi i Chelseas, Salomon Kalou ka insistuar se është i përqendruar në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munichut dhe do të vendos për të ardhmen e tij pas këtij dueli.
“Jemi vetëm një hap larg triumfit në Ligën e Kampionëve. Pas kësaj mund të vendosi. Dua të fitoj Ligën e Kampionëve. Nëse e arrijmë, do të kem çdo trofe të mundshëm me Chelsean dhe ky ka qenë synimi im kur erdha në klub”, deklaroi Kalou për tabloidin britanik The Sun.
Kalou nuk është titullar në ekipin e menaxherit të përkohshëm Roberto di Matteo.