Kaluan tre javë, vetëm 29 formularë janë dorëzuar

24/02/2005 Në Bashkinë e Shkodrës janë shpërndarë mbi 2500 formularë legalizimi
SHKODËR – Vetëm 29 formularë legalizimi janë dorëzuar nga qytetarët shkodranë. Faza e parë e legalizimeve të zonave informale në qytetin e Shkodrës vazhdon të jetë në nivele të ulëta. Shifra 29 e formularëve dhe e dokumentacionit të nevojshëm të dorëzuar në zyrën përkatëse, që Bashkia Shkodër ka vënë në dizpozicion të banorëve të zonave informale, tregon më së miri se ritmi i këtij procesi është shumë i ngadaltë. Ka rreth 20 ditë që Bashkia Shkodër ka hapur zyrën e saj të posaçme për këtë proces, duke shpenzuar edhe para nga buxheti i saj për të paguar 4 punonjësit e vënë në dispozicion të banorëve të tri zonave informale dhe të banorëve të palegalizuar, të shpërndarë në zona të ndryshme në mënyrë që t’ia lehtësojë sa më shumë fazën e parë të marrjes dhe dorëzimit të formularëve. Nga ana tjetër është për t’u çuditur se procesi i shpërndarjes falas të formularëve ka ecur me ritme shumë më të shpejta se i dorëzimit të tyre. Sipas burimeve zyrtare nga bashkia mësohet se numri i formularëve të shpërndarë ka kapur shifrën 2580. Sipas punonjësve të zyrës së pranimit të dokumentacionit të plotë, pra në kësaj bashkie, është vënë re pjesa më e madhe e kryefamiljarëve që e kanë dorëzuar këtë dokumentacion, kanë qenë të mirinformuar që pa filluar mirë ky proces, duke i pasur pothuajse të gatshme të gjitha dokumentet. Përveç kësaj, përqindja më e madhe e këtyre personave nuk i përkasin tri zonave informale të përcaktuara që më parë si informale, siç janë përcaktuar zona e ish-Zooteknikës, ish- Artistikja, si dhe zona industriale. Ata i kanë ndërtuar banesat e tyre pa leje në hapësirat boshe, që kanë qenë në lagjet periferike të qytetit. Në këtë mënyrë, shprehen këta punonjës, plotësimi i hartës me ndërtesa dhe zona, që kanë nevojë për legalizime, nuk ka përparuar siç e prisnim për t’i dhënë formën e duhur dhe për ta pasur më të lehtë punën në fazën e dytë të procesit të legalizimeve.
29 formularë
të dorëzuar
2580 formularë
të shpërndarë
3 zona
informale
5 për qind
kanë hipotekë