Kam freskinë politike, që i mungon Berishës
20/04/2005 Tenori Agim Hushi thotë për "Metropol" arsyet e kandidimit nën siglën e PS kundër Berishës në Kavajë
Tenori Agim Hushi pranon për "Metropol" se do të kandidojë përballë kryetarit të PD-së, në qytetin e Kavajës. Madje, ai tha se ka refuzuar një kontratë me konservatorin e Vjenës, për t'iu përkushtuar politikës. Hushi thekson se në fushatën e tij do të kërkojë heqjen dorë nga parcelizimi i politikës dhe futjen e frymës së tolerancës.
Zoti Hushi, si duhet vlerësuar vendimi juaj i papritur për të kandiduar përballë kreut të PD-së, Sali Berisha, në Kavajë?
Kandidimi im është një vendim kompleks dhe nuk është marrë brenda ditës. Kam pasur rastin të ndjek zhvillimet e politikës shqiptare. Tashmë është krijuar një situatë jo e mirë, pikërisht prej këtyre forcave politike. Të mirët thonë se nuk kanë pse të përfshihen, por e mira është që këta të japin kontributin për të ndryshuar gjërat.
Në vitin 1997, unë vendosa të bëj diçka për të ndikuar në ndryshimin e situatës, ndaj vendosa që të vëzhgoj partitë politike. Megjithëse ndihem i djathtë, duke bërë një analizë logjike, mendoj se vendit tonë i duhet një parti e majtë. Fakti është se më 22 mars u ftova në festën e PD-së, dhe kjo u mor si një afrim me të. Por, faktikisht, unë i jam përgjigjur një ftese të intelektualëve të PS-së. Unë vij nga Shoqëria Civile, dhe jam me mendimin se parcelizimi i politikës duhet të marrë fund. Nuk jam i surprizuar për këtë kandidim. PS ka një traditë shumëvjeçare, ndaj i jam mirënjohës për hapësirën që tregoi, duke më ftuar në këtë konkurrim. Unë i kam parë me gjakftohtësi zhvillimet te të gjitha partitë. Duhet thënë se, pas situatës së vitit 1997, Shqipëria ka ecur shumë, pavarësisht se në politik ka dhe gjëra negative.
Pse keni zgjedhur pikërisht Kavajën dhe cila do të jetë strategjia juaj?
Së pari, jam rritur në këtë qytet dhe mendoj se meriton më shumë. Por, Kavaja është vendi ku nisi demokracia, ndaj dhe mendoj se ky do të jetë qyteti që do të votojë pro ndryshimit dhe kundër mentalitetit të Njëshit.
Kavaja është keqpërdorur në këto vite. Unë kam bindjen se ajo ka forca dhe mundësi të ndryshojë. Berisha i ka kaluar disa prova në këto mandate. Në fushatën time, unë nuk do të flas, siç bëri Aliaj kundrejt Nanos në Sarandë. Berisha përfaqëson një parti politike, përfaqëson një mandat dhe shpresën e një partie politike. Unë e konsideroj një rival dhe nuk do të merrem me historitë e shkuara, por shpresoj se do të jem më i avancuar se ai. Kjo sepse kam freskinë politike, e cila i mungon Berishës. Kavaja ka nevojë për rrugë, për investime dhe për të ecur përpara dhe nuk ka nevoj për demagogji. Kavaja është kthyer në një shkretëtirë. E shikoj me keqardhje këtë fenomen, pasi e di se në këtë qytet ka vullnet për ndryshim. Këtë nuk besoj se e bën njeri tjetër më mirë se unë, qoftë edhe një lider. Berisha duhet të marrë një mësim nga Kavaja, sepse duhet të marrë fund dhe parcelizimi politik. Kavaja nuk është e drejtuar për te Njëshat. Këtë konkurrim, unë do ta cilësoj ballafaqim të ideve për të zhvilluar një demokraci. Shqiptarët janë të velur nga demagogjitë, ndaj mendoj se do të sjell një frymë të re në mentalitete. Në fushatë nuk do të drejtohem nga akuzat, por gjërat reale. Nëse dikush ka fakte, ai duhet t'i drejtohet rrugëve ligjore dhe janë gjykatat ato që japin vendimet. Unë do të drejtohem tek argumentet reale. Por, nëse Berisha do të bëjë një gjë të tillë, do të ndiej keqardhje.
Pse ky ndryshim i juaj, pasi në PD emri juaj konsiderohej si një mbështetës. Ndërsa tashmë ju konkurroni përballë kryetarit të kësaj partie?
Unë nuk kam qenë asnjëherë anëtar i ndonjë force politike. Për herë të parë, ftesën për t'u afruar ma ka bërë PS. Ndryshimi nuk është i shpejt, por është i arsyeshëm dhe i natyrshëm. Është e vërtetë se te PD kam parë shpresën, sepse situatat e shkuara i kanë dhënë vendin e vet. Unë i kam parë ftohtë zhvillimet dhe më pas kam gjykuar. Por, për fat të keq, qeverisja e PD-së, edhe pse ishin vite mësimi, më ka bërë skeptik. Demokracia në PD, roli i Njëshit, janë gjëra që të bëjnë më dyshues. Në fakt, roli i Njëshit nuk duhet keqkuptuar, por duhet parë nëse dimensioni i tij është frymëzues për të tjerët apo ngërthyes. Unë jam demokrat në shpirt, dhe te PS kam parë ato hapësira të demokracisë. PS nuk e pengon demokracinë, por vepron në mbështetje të saj. Unë kam shok dhe miq në shumë forca politike, por te PS kam parë më tolerancë. Faktikisht, socialistët më afruan për idetë e mia, gjë që nuk u bë prej partive të tjera. Unë nuk kam bërë pazare politike, por kam ofruar idetë, pasi i përkas idealistëve që mendojnë se duhet kontribuar për vendin.