PD-PDR bien dakord për tre zona të lira
19/04/2005 Kryetari Genc Pollo dhe nënkryetari Tritan Shehu do të presin rezultatet e proporcionalit
Partia Demokrate e Re dhe Partia Demokratike janë në fazën përfundimtare të negociatave, për daljen në një koalicion të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Burime nga PDR-ja bëjnë të ditur se nga negociatat e deritanishme është rënë dakord me PD-në që reformatorëve t’i lihen të lira tre zona elektorale, në Shkodër, Tiranë dhe Durrës. Nga të njëjtat burime mësohet se kryetari i PDR-së, Genc Pollo, ka preferuar listën e proporcionalit dhe nuk ka kërkuar zonë të lirë elektorale nga marrëveshja me PD-në. Në garë direkte do të hyjnë, Nard Ndoka, kryetar i Grupit parlamentar të PDR-së që do të kandidojë në Shkodër, në zonën numër 8, Ferdinant Xhaferri, sekretar i Përgjithshëm, që do të kandidojë në Durrës, në zonën numër 28 si dhe Luftim Ahmetaj, kryetar i PDR-së, dega Tiranë, që do të kandidojë në zonën numër 47. Burimet shprehen se nuk është rënë dakord që t’i lihet zonë e lirë nënkryetarit të PDR-së, Tritan Shehu, që duket se do të presë rezultatet e proporcionalit. Të njëjtat burime thanë për „Metropol“ se koalicioni mes dy partive do të marrë formë të prerë brenda këtyre dy ditëve përpara zhvillimit të mbledhjes së Këshillit Kombëtar, ku kryetari i PD-së, Berisha, pritet të dalë me një listë të plotë kandidatësh në 100 zonat zgjedhore. Zonat e lira që do t’u lihen kandidatëve të PDR-së, mendohet të grumbullojnë dhe një numër të madh votash që do t’i kalojnë më pas proporcionalit. Burimet shprehen se nga të tre zonat priten të sigurohen rreth 30 mijë vota për subjektin. Ndërkohë që negociata do të ketë dhe mes kandidatëve të dy partive respektive. Pra, kandidati i PDR-së do të mbështesë kandidatin e PD-së në mazhoritar, ndërsa ky i fundit do mbështesë aleatin e tij në proporcional.