E Diel, 1 Nëntor 2026

Kam shpenzuar 30 milionë, por jam gati për më shumë

Nga Adi Metaliu

Rrëfimi i Fatmir Zelës, babait të Pëllumbit: Sakrifica të mëdha për të ardhmen e djalit tim

Babai i Pëllumb Zelës, 16-vjeçarit të Shëndijës së Tiranës U-17, Fatmiri, zbulon për Sportin shqiptar sakrificat që bën një prind për të ardhmen e fëmijës së tij. Ai ka dalluar të Pëllumbi qysh në fëmijëri talentin për tu bërë futbollist, ndaj ka bërë gjithçka që atij të mos i mungojë gjë në rrugën që ka nisur.

Në çmoshë e keni dërguar djalin të luajë futboll për herë të parë?

Në moshën 7-vjeçare. Madje është regjistruar dhe federuar në këtë moshë.

Çju shtyu të hidhnit këtë hap, shihnit ndonjë cilësi të veçantë?

Vija re që kishte të dhëna dhe që mund të bëhej futbollist i mirë kur të rritej. Shpesh e shikoja të palexhonte me tullumbacen qysh në moshën 4-vjeçare, ku dalloheshin reflekset e një fëmije që mund të luante mirë futboll. Ndërsa teknikën besoj e ka natyrale, të lindur.

Cili ka qenë trajneri i parë i Pëllumbit?

Profesor Hamit Targaj (vëllai i ish-futbollistit të Dinamos dhe kombëtares, Mujo Targaj).

Djali juaj tashmë është 16 vjeç. A jeni i kënaqur me ecurinë e tij?

Unë pretendoj edhe më shumë. Sigurisht që jam shumë i kënaqur, por pretendoj një punë edhe më këmbëngulëse nga ana e tij.

Sa e vështirë është për një prind edukimi i fëmijës për ta bërë futbollist?

Çelësi i suksesit, mendoj unë, është vetëm vullneti. Punë, regjim dhe të mos i shterojë kurrë vullneti.

Po roli juaj si prind, cili është?

Kemi bërë një supersakrificë. Sidomos nga ana financiare dhe kohën që i kemi kushtuar djalit.

Më kokretisht, sa është kostoja financiare për ti plotësuar kushtet fëmijës suaj?

Unë jetoj në Prezë, rreth 20 km larg nga Tirana, dhe për tetë vjet rresht kam shpenzuar kohën dhe paratë për ta sjellë djalin çdo ditë në stërvitje. Po më pyesni për një shifër konkrete, por unë nuk kam bërë një përllogaritje të saktë. Gjithsesi, mund ta them një shifër të përafërt. Duke përfshirë të gjitha shpenzimet, ushqim, tarifa e klubit, udhëtime etj., shkojnë rreth 30 milionë lekë të vjetra.

Kjo shifër, sa thoni ju, mund ti mjaftojnë një familjeje të thjeshtë për të ndërtuar një shtëpi normale?

Le të shpenzoj edhe shtëpinë që kam, vetëm djalit tim të mos i mungojë vullneti dhe dëshira për tu bërë futbollist profesionist.

Shpesh prindërit kërkojnë të ndikojnë te trajnerët. Ju si i keni pasur marrëdhëniet me trajnerët që kanë stërvitur djalin tuaj?

Kam pasur gjithmonë, besoj unë, marrëdhënie korrekte. Jo vetëm që nuk jam përpjekur tu ndërhyj, por u kam thënë se, nëse djali nuk ka shprehur të gjithë potencialin e tij, ata edhe si edukues (sepse në radhë të parë dua që djali im të jetë i edukuar) ti kërkojnë llogari. Edhe në ndonjë rast, kur kam vënë re se ka pasur ndonjë padrejtësi të vogël, nuk jam shprehur, por e kam mbajtur përbrenda.

Keni dhënë ndonjëherë para, si rryshfet, për djalin?

Asnjëherë. Qysh në momentin e parë që do ta bëja, besoj se do ta kisha humbur djalin.

Mendoni që ky fenomen ndodh?

Sigurisht që ndodh, në Shqipëri jetojmë.

Pse vendosët që djali juaj të ishte pjesë e Shkëndijës së Tiranës?

Për dy arsye kryesore: e para, ka një staf profesionist, duke filluar qysh nga drejtori, Sulejman Mema, dhe e dyta, ka të gjithë infrastrukturën e duhur që një fëmijë i talentuar të bëhet futbollist. Kjo shkollë, me gjithçka na ofron, na ka bërë ne, prindërit, optimistë.

Në përzgjedhje e elementëve në këtë shkollë në komision ka qenë edhe trajneri i përfaqësueses U-17, Xhemal Mustedanagiç?

Të them të vërtetën, është hera e parë që djalit tim nuk i hahet haku në përzgjedhje. Pëllumbi ka marrë atë që ka merituar. Është fat i madh që një trajner i huaj, sidomos kur i njeh mirë grup-moshat e ndryshme, drejton përfaqësuesen U-17 të Shqipërisë.

Keni biseduar ndonjëherë personalisht me Xhemon?

E kam takuar rastësisht në aeroport, ku kam konsumuar nje bisedë 5-minutëshe. Si babai i Pëllumbit, i kam kërkuar thjesht një opinion. Më ka thënë fjalë për fjalë: Është një talent, që duhet të punojë e të vazhdojë me këtë ritëm dhe se duhen ambiente futbolli. Gjithashtu edhe një përkudjesje e veçantë nga prindi, sepse është në moshën e adoleshencës.

Pëllumb Zela, talenti 16-vjeçar i mësuar me trofe

Në kampionatin U-17 spikat si golashënues thuajse çdo javë emri i Pëllumb Zelës, sulmuesit të Shkëndijës së Tiranës, që drejtohet nga Genc Mahmutaj, njëkohësisht ndihmësi i Skënder Gegës te Shpresa. Ai pak ditë më parë (22 nëntor) ka mbushur 16 vjeç dhe ka shënuar 16 gola në 11 javët e para të kampionatit. Në fakt, në dy ndeshjet e para nuk ka është aktivizuar, pasi ka qenë i grumbulluar me përfaqësuesen U-17, që drejtohet nga Xhemal Mustedanagiç.

Shifrat tregojnë se shënon thuajse 2 gola në çdo ndeshje, duke qenë pikë kryesore e skuadrës së Shkëndijës. Ka nisur të luajë futboll qysh në moshën 7-vjeçare. Është shpallur dy herë kampion me skuadrën e tij në Zonën e Tiranës, ndërsa pas moshës 13-vjeçare ka luajtur me Partizanin (është shpallur kampion me U-15) dhe me Dinamon (sërish kampion me Dinamon amatore U-15).

Ka qenë pjesë e përfaqësueses U-15, që drejtohej nga Sulejman Demollari, ndërsa aktualisht është lojtar i përfaqësueses U-17, që drejtohet nga Xhemal Mustedanagiç. Në verë është seleksionuar në Shkollën Kombëtare të Futbollit Loro Boriçi, ku vijon mësimet dhe stërvitjen. Është nxënësi që i ka kapur normat në shkallën 9.9, thuajse në nivelin maksimal. Të dhënat e këtij futbollisti të ri nuk i kanë shpëtuar Xhemal Mustedanagiçit, trajnerit të përfaqësueses U-17, i cili e ka grumbulluar në skuadrën e tij.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›