E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kamarierët vjedhin shtëpinë Bekam



Sa e lodhshme të jesh Bekam! Viktoria dhe dejvid nuk mund të rrinë të qetë dhe kur nuk janë të zënë duke qenë në qendër të vëmendjes telashet nuk kanë të sosur. Ditët e fundit u bë arrestimi i mësuesit të të voglit Bruklin dhe më pas ai i bashkëpunëtorëve. Për ta përfunduar këtë seri ndodhish të pakëndëshme kanë qenë dy shërbëtorët që punonin në shtëpinë e tyre që sipas shtypit britanik janë arrestuar si të dyshuar për vjedhje kur punonin ende për familjen Bekam. Ish-shërbëtorët para se të pushoheshin nga puna nga “zonja” mendohet se kanë vjedhur mjaft objekte personale, bizhuteri dhe sende të futbollistit për ti shitur më pas në Bay që është faqja më e njohur online për shitje sebdesh të ndryshme. Hajdutët u kapën nga forcat policore dhe ishin rreth të pesëdhjetave. Por si të mos kishte mjaftuar kjo, për të shkatërruar humorin e Viktorias ka ndihmuar edhe mësuesi i gjimnastikës së djalit të vogël që u arrestua për dhunë seksuale ndaj një vajze 12 vjeç. Ai quhet Piter, është 35 cjeç
dhe u dënua nga gjykata e Londrës me 15 muaj burg për abuzim me nxënëset. Kështu nëna Viktoria mbeti e shokuar nga lajmi. Çmund të bëjë për të ndaluar stresin? Do t’i bënte mirë të dilte para kamerave dhe aparatëve fotografike ...

Bon Xhovi nën akuzë për kompjim këngësh
400 milonë dollarë për një këngë. Kjo është shuma që muzikanti Samuel Bartli Still i kërkon Xhon Bon Xhovit. Artisti e akuzon Bon Xhovin se i kopjuar një këngë të tijën “(Man I Really) Love This Team”, të shkruar posaçërisht për skuadrën e bejsbollit “Boston Red Sox”. Still mbështet idenë se këngëtari e ka dëgjuar këngën gjatë fushatës së kaluar elektorale për president në 2004 dhe më pas e ka përdorur për këngën e tij “I love This Town”, hit i Bon Xhovi.

Xhoni Dip mashkulli më seksi në botë

Aktori i famshëm Xhoni Dip është zgjedhur mashkulli më seksi në botë. Zemërthyesi hollivudian ka kryesuar një votim nga lexuesit e revistës britanike “Cosmopolitan”. 45-vjeçari ka dalë përpara Xhorxh Klonit, i cili është renditur i dyti, ndërsa ylli i filmit “Brokeback Mountain”, Xheik Gulenhall, ka zënë vendin e tretë.
“Xhorxh Kloni dhe Xhoni Dip duke u plakur shkojnë duke u bërë më të mirë”,- ka thënë redaktorja e revistës, Lizi Hosking.

Bred Pit heq dorë nga filmi “The Fighter”

Aktori Bred Pit ka hequr dorë nga roli në filmin e ri të regjisorit Derren Aronofski, “The Fighter”, që ka vënë në pyetje edhe realizimin e projektit. Kjo nuk është hera e parë të Pit heq dorë nga rolet në filmat e Aronofskit, pasi të njëjtën gjë ai bëri edhe në vitin 2002 me filmin “The Fountain”, ku luajtën Rakel Ueisz dhe Hug Xhekmen. Pit aktualisht po bashkëpunon për filmin e vëllezërve Coen, ”Burn After Reading”, ku është ribashkuar me aktorin Xhorxh Klonei. Filmi i ardhshëm i Pit do të jetë “The Curious Case” i regjisorit Benjamin Buton.

15 Tetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›