E Diel, 1 Nëntor 2026

Xhenifer dhe Xhon sërish bashkë



Një puthje apasionante dhe Xhenifer Aniston nuk është më single. Xhen dhe Xhon janë sërish bashkë. Për ta thënë këtë nuk mjaftojnë vetëm fjalët por një puthje e gjatë mes ish-bashkëshortes së Bred Pit dhe këngëtarit në Los Anxhelos. Tashmë nuk ka më dyshime që aktorja e bukur e serialit “Friends” është kthyer me ish të dashurin Mejer me të cilin ishte lidhur për tre muaj. Më pas një krizë dhe tani sërish dashuri dhe ndjenjë mes tyre. Për Aniston kjo nuk është diçka e re: me Vins Vaugn ajo u nda dhe u bashkua tri herë derisa u ndanë përfundimisht. Me Mejer duket sikur pasioni është ende si më parë. Aktorja papritur kishte ndërprerë lidhjen dhe disa zëra pohuan se ajo ishte dashuruar me Gerard Butler i cili kohë më parë dëshironte të lidhje me Kameron Dia. Por asnjë gjë nuk ndodhi. Xhenifer gjithmonë ishte fotografuar vetëm, madje edhe në plazh ajo shkonte vetëm, me atë fizik të mrekullueshëm nuk i rezistonte asnjë mashkull. Dhe në fakt ajo u ribashkua sërish me Xhon Mejer. A do t’u ecë mbarë këtë radhë? Xhenifer prej kohësh është dëgjuar të thotë se dëshiron të ketë një fëmijë, por a do të jetë Mejer fatlumi?

15 Tetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›