Tre shqiptarë në Botëror me Zvicrën
E gjithë bota e apasionuar pas futbollit të madh pret startin e Botërorit 2010. Në të do të jenë të pranishëm yjet më të mëdhenj të futbollit ndërkombëtar, por mes tyre figurojnë edhe shqiptarë, prej të cilëve dy e kanë të sigurt, ndërsa tjetri qëndron i gatshëm në listën e pritjes. Otmar Hitcfeld përfundimisht ka vendosur që në Botërorin 2010 ta marrë talentin kosovar, Xherdan Shaqiri. Paraqitjet e shkëlqyeshme në fanellën e Baselit, e kanë shpërblyer të riun Shaqiri me një ftesë nga trajneri i zviceranëve, Otmar Hitzfeld. Ngjyrat e përfaqësueses së Zvicrës në Afrikën e Jugut do t’i mbrojë edhe Valon Behrami. Ndërsa sulmuesi Albert Bunjaku ka mbetur në listën rezervë. Por i zhgënjyer ka mbetur një shqiptar i katërt, Blerim Xhemajli, ëndrra e të cilët për të luajtur në këtë kompeticion, është shuar përfundimisht.
#