E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kamerieri vret me thikë pronarin e lokalit



Një ngjarje e rëndë ndodhi dje në orën e vona të mbrëmjes teksa një kamerier ka vrarë me thikë pronarin e lokalit ku ai punonte. Mësohet se ngjarja ndodhi pas një grindjeje banale mes punëdhënësit dhe punëtorit të tij, por që fundi ka qenë tragjik, duke lënë të vdekur pronarin e lokalit në afërsi të Rinasit, 60-vjeçarin Sherif Memoci. I dyshuari kryesor i kësaj ngjarjeje është Ibrahim Cengu, 25 vjeç, i cili pas aktit të krimit është larguar në drejtim të paditur. Policia është vënë në kërkim të autorit, ndërsa grupi hetimor ka nisur menjëherë nga puna për të zbuluar shkakun e vdekjes tragjike të viktimës. Ende nuk jepet ndonjë detaj në lidhje me motivin e krimit, por policia dyshon se ngjarja ka ndodhur pas një grindjeje banale. Pasi ka qëlluar disa herë me thikë punëdhënësin e tij, Cengu është larguar menjëherë nga lokali. Ndërkaq grupi hetimor ka nisur punën, por ende nuk ka ndonjë rezultat për kapjen e autorit. Policia identifikoi autorin, ndërsa të gjitha përpjekjet e punonjësve të policisë janë zhvendosur në kapjen e autorit të krimit. Zbulimi i autorit duket se nuk ka qenë i vështirë për policinë, pasi raportohet se në vendin e ngjarjes ka pasur dëshmitarë të shumtë, të cilët kanë parë nga afër grindjen mes pronarit të lokalit dhe kamerierit të tij, i cili qëlloi disa herë me thikë për vdekje punëdhënësin e tij, duke e lënë të vdekur në vend. Sherif Memoci ishte pronari i një lokali në afërsi të Aeroportit të Rinasit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›