E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kamerun tregon efektet speciale të filmit Avatar

Autori i Lajmit: Redaksia

Javën e shkuar unë kisha fatin të isha pjesë e një auditoriumi kur regjisori, Xhejms Kamerun, mbërriti në Kaltek mbrëmjen e
27 prillit për të folur rreth botës imagjinare të quajtur Pandora që ai krijoi në filmin “Avatar”. E moderuar nga astronomi dhe shkencëtar i efekteve vizuale të NASA-s, Robert Hurt, panelistët panë klipe të ndryshme nga filmi dhe analizuan lidhjen e tyre me realitetin, duke u përqendruar tek pyetja intriguese: “A është Pandora e mundur”. “Jo”, por kjo nuk do të thotë se nuk ka një pjesë të mirë shkence në ndërtimin e Botës Tjetër të Kamerunit. Ka shumë informacione të tjera që nuk janë përdorur në skenarin e filmit. Shumë prej këtyre informacioneve janë mbledhur në faqe interaktive interneti si “Pandorapedia”, një guidë zyrtare drejt hënës së Pandorës dhe botës së Avatarit, e cila përmban informacion gjithëpërfshirës për florën dhe faunën e Pandorës. “Personalisht, unë isha shumë i impresionuar nga sasia e madhe e kërkimeve që kishte bërë realisht Kameruni në eksplorimin e shkencës dhe sesa mirë ishin përfshirë në botën e tij. Ai kishte mbajtur simpoziume me shkencëtarë. Kamerun është një zhytës shumë i mirë dhe disa nga pamjet nënujore janë frymëzuar nga flora e Pandorës, - veçanërisht ato “lulet” e kuqe gjigante. Kameruni nuk donte të përdorte ato figurat klasike fantastiko-shkencore”. Kur gjeologët e Kaletk dhe panelistët John Grotzinger përmendën se ai ishte i zhgënjyer që nuk kishte parw vullkane në Pandora, Kameruni u përgjigj se “vullkanet nuk ishin parashikuar të ishin pjesë e skenarit”. Gjatë auditoriumit, regjisori fitues i çmimit “Oscar” tha se gjatë e përpara xhirimeve të filmit ai kishte pasur një sërë idesh, ndërsa tani ato i duken krejtësisht të dala mode.
“Me të vërtetë, - thotë Kameruni, - rezultati është një e “ardhme e ndërmjetme”, që nuk kuptohet lehtë teksa shikon filmin”. Kameruni ka menduar gjithashtu shumë thellë dhe është konsultuar me shkencëtarë për fushat magnetike të Pandorës. Dhe këtu, atij i duhet të merrte më pak liri. Regjisori i “Avatarit” e dinte gjithashtu, se sa e vështirë do të ishte dhe për të gjithë kastën e filmit të ambientohej dhe të luante përpara objekteve të çuditshme, duke mos e humbur kurrsesi performancën e tyre brilante. Aktorëve u duhej të xhironin skena në tjetër vend dhe të montoheshin në skenografi krejtësisht të paimagjinueshme për ta. Gjatë këtyre momenteve pati dhe pasaktësi që janë krejt të natyrshme në këtë lloj arti dhe nuk vijnë në asnjë mënyrë për shkak të paaftësisë apo dembelizmit të regjisorit. Performanca e re e “Avatarit” në kapjen e teknologjisë mund të revolucionarizojë mënyrat se si regjisorët, aktorët dhe animatorët bashkëpunojnë për të krijuar një botë krejtësisht të re në ekran. Filmi “Avatar” tejkaloi çdo kosto, një film megamilionësh dhe Kameruni merr më shumë vesh se unë se si ta kënaqë publikun. Ajo çka bie në sy është pasioni i jashtëzakonshëm i shkencwtarëve që punojnë në terren. Dikush e pyeti Xhejmsin nëse Bota Tjetër e Pandorës dhe Avatarit është e mundur. Kameruni, një nga ndërtuesit më të mwdhenj të botës në Hollivud, ngriti supet dhe pohoi: “Jo, për mua”.
Ky lajm është publikuar: 04/05/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›