Kamëz, banorët protestë kundër ndotjes
Banorët e Kamzës protestuan dje për ndotjen e mjedisit në zonën ku jetojnë. Ata shprehen të shqetësuar për listën e problemeve shëndetësore nga të cilat vuan shumica e tyre. Sipas mjekëve problemet që u vijnë banoreve të kësaj zone janë të gjitha si pasojë e ndotjes së mjedisit nga djegia e mbeturinave.
“Ne kemi njerëz këtu, fëmijë analgjikë, nga 16 analgji dhe ne u bëjmë thirrje të gjitha instancave të shtetit se ditën e hënë do të bllokojmë rrugën kryesore. Këtu mos të tentojë kryetari i Bashkisë së Kamzës të sjellë makinat me mbeturina”, -u shpreh i revoltuar një banor i zonës duke. Banorë të Tapizës, Niklës dhe Cekrezëz kanë protestuar ndaj Bashkisë së Kamzës me qëllim ndalimin e djegies së mbeturinave në zonat e banuara. Emigrantët që kanë ardhur nga jashtë për të pushuar pranë familjeve të tyre i janë bashkuar kësaj nisme, pasi në vendet ku ata jetojnë këto probleme as që ekzistojnë. Banorët shprehen se makinat me mbeturina mbërrijnë natën në këtë zonë dhe shkarkojnë mbeturinat duke u vënë flakën. Ndërsa tymi që lëshohet në hapësirë është mjaft i dëmshëm për shëndetin e fëmijëve të tyre, të cilët pretendojnë se janë prekur nga problemet të shkaktuara nga tymi. Ata i janë drejtuar për këtë ankesë Bashkisë së Kamzës, duke i paraqitur pamje filmike për situatën e djegies së mbeturinave gjatë orëve të natës.
24 Gusht 2009