E Diel, 1 Nëntor 2026

Kamioni shtyp shqiptarin, kufoma tërhiqet zvarrë për 90 kilometra

22/12/2010  Akuzohen 2 shoferë. Dëshmia: E ndjeva, por kujtova se po kaloja sipër akullit

ROMË- Fatin më të lig i kishte rezervuar jeta një bashkëkombësi emigrant në Itali, kur u përplas nga një kamion dhe mbetjet e trupit u tërhoqën zvarrë për 90 kilometra. Një ngjarje horror, ndoshta e padëgjuar ndonjëherë, një fund tragjik, barbar dhe krejt çnjerëzor për 42-vjeçarin shqiptar, rezident në Gallicano Romano, emri i të cilit nuk u publikua në mediat italiane që njoftuan për aksidentin. Aksidenti ka ndodhur mesnatën e së hënës, në kilometrin 594 të autostradës A1. I ndjeri u godit nga prapa nga një kamion dhe qëndroi furgonin e tij të mallrave në mes të autostradës “Anagni dhe Colleferro” për të parë ç’ngjau. Aty pranë kaloi një kamion tjetër frutash, që e përplasi fort, teksa trupi u ngatërrua në gomat e mëdha të mjetit. Sipas deklaratave të shoferit të kamionit të dytë, mësohet se ai nuk e kishte vënë re dhe eci ashtu për 90 kilometra të tëra, derisa mbërriti në Arezzo Monte San Savino, kur një patrullë e Policisë Rrugore ishte llahtarisur nga skena makabër që po u shihnin sytë “Kocka e mish njeriu nëpër rrota, rroba të shpërndara gjithandej”. Kur e ndaluan kamionin shoferi kishte mbetur i habitur dhe deklaroi për policët “Nuk di gjë. Ndjeva një tronditje të vogël në kamion, por mendova se po kaloja sipër akullit dhe dëborës”. Të dy shoferët e kamionëve akuzohen për vrasje me dashje

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›