E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vinçenzo Belini, një jetë e shkurtër dedikuar kompozimit



Në fillim studion në Katania, në vendlindjen e tij, pastaj transferohet në Napoli, për të ndjekur studimet në Konservator, falë një burse studimi të ofruar nga Bashkia e Katanias. Ndër pedagogët e tij ka qenë Nicola Antonio Zingarelli, që e drejtoi drejt studimit të klasikes dhe shijes për muzikën mbështetëse dhe shprehëse, pa artifice dhe zbukurime, sipas normave të shkollës muzikore napoletane. Në bankat e shkollës njihet me kalabrezin Francesco Florimo, miqësia besnike e të cilit do ta shoqërojë gjithë jetën dhe pas vdekjes, kur Florimo do të bëhet bibliotekar i konservatorit të Napolit dhe ndër të parët biografë të???????????????? mikur të tij të larguar para kohe nga jeta. Në këtë periudhë Belini kompozon muzikë të shenjtë, disa simfoni për opera dhe disa arie për vokal dhe orkestër. Në vitin 1825 prezanton në teatrin e Konservatorit, operan e tij të parë, “Adelson e Salvini”, si punën e diplomës. Në vitin që pasoi, i shquari Domenico Barbaja i kërkoi Belinit një opera për ta prezantuar në teatrin “La Scala” të Milanos. Duke u nisur për në Napoli, kompozitori i ri lë pas krahëve pasionin e dëshpëruar për Madalena Fumarolin, vajzën me të cilën nuk mundi të martohej për shkak të kundërshtisë së babait, i cili ishte kundër martesës të së bijës me muzikantin. Si opera “Il pirata” (1827) ashtu dhe “La straniera” (1829), sollën në “La Scala” një sukses të madh. Shtypi milanez njohu te Belini të vetmin kompozitor operistik italian në gjendje që të vinte përballë Xhakomo Rosinit një stil individual. Shpërthimi vendimtar i karrierës së muzikantit përkon me nisjen e tij drejt Parisit. Këtu Belini hyn në kontakt me disa nga kompozitorët më të mëdhenj të Europës, mes tyre Frederik Shopin?????????????, gjithashtu, gjuha e tij muzikore pasurohet me ngjyra dhe zgjidhje të reja, por gjithmonë duke ruajtur frymëzimin melodik që e karakterizon në stil. I pajisur me një venë melodike të mrekullueshme, Belini ia dedikoi jetën e tij të shkurtër kompozimit. Talenti i tij për të gdhendur meloditë me të ndritshme e të bukura ruan edhe sot një fllad magjie. Nga veprat e tij kujtojmë operat “Adelson e Salvini”, “Bianca e Gernando”, “Il pirata”, “La straniera”, “I Capuleti e i Montechi”, “Beatrice di Tenda”, “I puritani”, “Zaira” etj.

KOMEDIA

Edi Mërfi në kinema “Millenium” me “Meet Dave”

Një masiv meteori nga hapësira bie në Central Park të Nju Jorkut dhe një njeri i zakonshëm shfaqet. Por Dave nuk është aspak një njeri normal… Brenda tij qëndron një ekuipazh i tërë njerëzish të vegjël që kryejnë veprimet e zakonshme të një njeriu tokësor. Alienët kanë zbarkuar në Tokë për të gjetur një mënyrë për të shpëtuar planetin e tyre, por misioni do të ndërlikohet kur kapiteni i anijes kozmike do të dashurohet me një grua tokësore, e cila më parë kishte pësuar vetëm zhgënjime nga historitë e saj.

Skeda e filmit

Titulli: “Meet Dave”
Regjia: Brian Robins
Skenari: Rob Grinberg, Bil Corbet
Aktorë: Edi Mërfi, Elizabet Banks, Skot Kan, Gabriel Union, Ed Helms
Gjinia: Komedi familjare, Fantazi, Aventurë
Kohëzgjatja: 90 minuta

3 Shkurt 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›