Kana, mes luksit dhe dilemës për mbijetesë
Festivali i zhvilluar çdo vit në qytetin e vogël në bregun e Mesdheut ka ushtruar historikisht një lloj joshjeje magjike te publiku. Por, të gjithë njëzëri dhe me humor shumë të rënduar, kineastët, investuesit në këtë industri, madje edhe organizatorët e festivalit po e vizatojnë me nota shumë të zymta krizën e industrisë së filmit. "Ku do të jetë Festivali i Kanës pas pesë vjetësh", u përtyp Zhil Zhakob, presidenti 78-vjeçar i festivalit, gjatë konferencës së shtypit në të cilin u shpall nisja zyrtare e përzgjedhjes së kandidatëve. Ai vërejti se e ardhmja e kinemasë së pavarur dhe ajo e festivaleve të rëndësishme të filmit "në thelb është një" dhe se vetë shqetësohej për të dyja. Në prezantimin e artistëve të këtij viti, drejtori i Festivalit të Kanës, Tierri Frimo, ndjeu nevojën të vërente se nuk besonte "që kinemaja e re ka vdekur". Pjesërisht një vërejtje e tillë merr kuptim, prej faktit se në përzgjedhjen zyrtare nuk rezultojnë emra të rinj e të freskët.
Në fakt, është lista e yjeve dhe kineastëve që do paraqesin këtë vit punët në Kanë ajo që me shumë gjasa i bën organizatorët të ndihen të pasigurt për të nesërmen e evenimentit. Disa prej kampionëve më të njohur të kinemasë janë këtu: 55-vjeçarja Xhein, kampione nga Zelanda e Re, regjisori danez Lars von Trier, 53-vjeçar, kineasti 72-vjeçar britanik Ken Loç, ashtu si regjisori i famshëm spanjoll, 57-vjeçari Pedro Almodovar. Gazetat britanike prej ditësh hedhin romuze mbi festivalin, duke vërejtur se këtë vit shampanjën e kanë kyçur dhe se është koha "që heronjtë e përhershëm të festivalit të shfaqen e të shpëtojnë festën".
Shqetësimet e atit të festivalit, Zhakobit, janë më se të justifikuara. Kinemaja e autorit, e cila konsiderohet vizionare dhe tejet kërkuese nga intelektualë në mbarë botën, duket se kërcënohet nga zhdukja e plotë. Sigurisht, filma autorësh realizohen edhe sot dhe ka regjisorë të rinj, në gjendje t‘u bëjnë rivalitet atyre të dikurshmëve. Por nuk ka më interes për këtë zhanër.
Për vite intelektualë në zë nga e gjithë bota reagonin ndaj filmave të shfaqur në Kanë. I dashuronin ose i urrenin. Për fat të keq, shumë prej tyre nuk shkruajnë as një rresht të vetëm për ta. Duket se ditët e dikurshme, kur të rinjtë i kushtonin vëmendje e i analizonin deri në detajin e fundit, filmat e Fransua Trufosë, Martin Skorcezes, Uim Uendersit e Lars Von Trireit janë zhdukur një herë e mirë.
Ditët e kinemasë së autorit kanë shkuar dhe tani zë veç një qosh të rehatshëm mes zhanreve të kinemasë. Ashtu siç tregon edhe fati i përzgjedhjes së viteve të fundit të Kanës. Me të mbaruar festivali, shumë prej filmave të këtij zhanri zhyten në harresë të plotë. Mjaft prej tyre nuk arrijnë as të shfaqen në ndonjë kinema dhe shkojnë drejt e tek industria e DVD-ve.
Gjithsesi, gjatë viteve të fundit nuk janë vetëm fituesit e "Palmës së Artë" ata që duhet të shqetësohen kur vjen fjala te fitimet nga arkëtimet. Një pjesë tepër e madhe e filmave të përzgjedhur nëpër festivale të tjera nuk kanë arritur të sigurojnë fitime. Distributorët amerikanë vërejnë se një episod i vetëm i serisë "Lufta e Yjeve" tërhiqte në kinema më shumë shikues se fituesit e festivaleve të Kanës e Venecias të marra së bashku për dhjetë vjet me radhë. Një opsion tjetër është përshtatja e filmave, në mënyrë që të shkarkohen në internet nëpër sitet e filmave. Por edhe kjo industri ka ende rrugë për të bërë, që të sigurojë fitime financiare.
Rënia e ngadaltë e rëndësisë së kinemasë së autorit në Festivalin e Kanës është fshehur në njëfarë mënyre përmes shkëlqimit që merr ky qytet gjatë zhvillimit të këtij evenimenti. Por, me krizën ekonomike aktuale, ky shkëlqim nuk ekziston këtë vit. Pronarët e jahteve gjigante që lëshohen me qira kanë ankoruar në ujërat e gjirit, ndërsa pronarët e vilave të festave në kodrat mbi Kanë po raportojnë humbje drastike të ardhurash, gjë që edhe mund të kuptohet me krizën që ka pllakosur ekonominë globale.
Vetë industria e filmit po pret rënie të forta gjatë këtij viti. Dhe viti i prodhuesve të filmave nis pikërisht në Kanë, ku agjentët e avokatët kërkojnë në mënyrë të etshme ujdi brenda atij që është grumbullimi më i rëndësishëm botëror për shitblerjen e filmave. Si edhe në vitet e shkuara, aty do të shfaqen më shumë se 900 filma - shifër tepër e madhe krahasuar me ato pak dhjetëra filma që përfshihen në programin zyrtar të festivalit. Këta filma do t‘u ofrohen për shitje më shumë se 1400 kinemave e televizioneve. Por, gjendja e humorit për këtë vit është vërtet e zymtë. Sipas publikimeve zyrtare të industrisë amerikane të filmit, pjesa dërrmuese e producentëve, investitorëve, regjisorëve, ishin në ankth që para se të nisnin të përgatisnin valixhet për të shkuar në Kanë këtë vit. Sipas asaj që raportonte para pak ditësh revista "Variety", pyesnin veten: "Gjërat nuk mund të shkojnë më keq nga ç‘janë, apo munden"?
Gjatë muajve të fundit, agjentët e tregut të filmave janë përballur me lajme më të këqija se kurrë më parë. Përtej problemeve të shkaktuara prej krizës globale, gjithsesi filmat arrinin të grumbullonin të ardhura, duke qenë se shitja e biletave nëpër kinema është në nivele të pranueshme. Ajo që ka shënuar rënie dramatike është shitja e DVD-ve dhe të ardhurave prej industrisë televizive. Për shumë vite, tapeti i kuq i Kanës, ku yjet e kinemasë pozonin për fotografët e panumërt, ka qenë vendi ku industria e filmit i shfaqej syve të publikut, një pasarelë e gjerë në të cilin yjet sfilonin me veshjet marramendëse, ndërkohë që biznesi i vërtetë bëhej trotuareve përgjatë pasarelës. Por, këtë vit, pasarela nuk e ka shkëlqimin e përhershëm e as trotuareve nuk lëvizin më ato miliona e miliona dollarë që qarkullonin në ditët e bukura.