Korçë, blindohet kufiri me Greqinë
Me ngrohjen e motit, grupe klandestinësh i drejtohen gjithnjë e më shpesh kufirit të gjelbër mes Shqipërisë dhe Greqisë, për të kaluar në mënyrë ilegale në territorin e shtetit fqinj. Për shkak të papunësisë dhe pamundësisë për t‘u pajisur me viza, shumë shtetas detyrohen të paguajnë dhe të marrin rrugën e vështirë për të hyrë në territorin e Bashkimit Evropian "nga mali".
Situata
Pranvera shënon gjithnjë një fluks të lartë të këtyre lëvizjeve për shkak të rritjes sezonale të kërkesës për krahë pune në Greqi dhe për shkak të kushteve atmosferike që e lehtësojnë udhëtimin. Për këtë arsye, Policia e Qarkut të Korçës, nga ku kalojnë pjesa më e madhe e emigrantëve klandestinë, ka shtuar ndjeshëm shërbimet në zonat kufitare. Kontrollet në akset rrugore janë shtuar edhe në thellësi të territorit shqiptar, deri në qytetin e Korçës. Grupe të rinjsh, që nuk janë banorë të Korçës, kontrollohen imtësisht nga shërbimet policore. Jo vetëm në rrugët e qytetit, por edhe në hotele janë ushtruar kontrolle të shumta për të parandaluar nisjen e grupeve të klandestinëve nga Korça dhe Bilishti drejt Greqisë.
Pavarësisht këtyre masave, qindra njerëz kalojnë çdo ditë kufirin dhe dhjetëra prej tyre kapen nga policia greke. Gjatë dy javëve të para të muajit maj, policia greke "dorëzon" në Kapshticë mesatarisht 120 persona, të kapur si ilegalë në territorin e vendit fqinj.
Masat
Autoritetet policore në Korçë deklarojnë se, për të ruajtur kufirin nga kalimet ilegale, por edhe për të ndaluar në kohë grupet e organizuara që marrin rrugën drejt zonës së Devollit për këtë qëllim, është bërë një shtim i forcave policore, ndërkohë që shumë akse janë blinduar nga prezenca e policisë së rendit, duke ushtruar kontrolle në mjetet e linjës Korçë-Bilisht. Vetëm përgjatë një aksi nacional, siç është ai që lidh Korçën me Kapshticën janë vendosur postblloqe në katër nyja kryesore. Një ekip efektivësh të policisë së rendit, në përbërje të të cilëve edhe punonjës të policisë kufitare, qëndrojnë në nyjat lidhëse të aksit nacional me zonat rurale. Kështu policia me strukturën e saj të shpërndarë në këto kryqëzime monitoron lëvizjen e mjeteve të transportit publik. Ata që dyshohet se janë nisur për të kaluar ilegalisht kufirin shoqërohen në komisariate, në varësi të vendit ku kapen, në Korçë dhe në Bilisht. Sipas të dhënave të policisë, me ngritjen e shërbimeve antitrafik, gjatë kontrolleve të fundit janë kapur tre grupe ose thënë në shifra të paktën 34 persona. Ata janë kryesisht të rinj të moshave 20 deri në 35 vjeç nga Veriu i vendit. Policia ka arritur të arrestojë këto ditë edhe tre persona që konsiderohen organizatorë të trafikut të paligjshëm të njerëzve drejt Greqisë.
Kontrollet në linjat klandestine kryhen edhe gjatës natës në hotele dhe më tej në pikat nga ku bëhet kalimi i këtyre grupeve. Patrullimet përgjatë kufirit të gjelbër por edhe kontrollet në postblloqet kanë ulur fluksin e klandestinëve. Nën monitorim më të rreptë janë rrugët e fshatrave Tren, Ponçarë, Miras, Trestenik dhe Kapshticë.