E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet i kërkuari për seks me të mitur

Policia ka ndaluar natën e së enjtes 20-vjeçarin Leonard Zenuni (Mullali) nga Fushë-Kruja. Drejtoria e Policisë së Qarkut të Durrësit deklaroi se ndalimi i tij u bë pasi ky organ policor pati bërë shpalljen në kërkim të tij, bazuar në urdhrin e ndalimit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, lëshuar më 6 tetor të vitit të kaluar. Prokuroria pati caktuar në mungesë si masë sigurie për të "arrest në burg" për veprën penale të "marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale me të mitur". Ka qenë një denoncim prindëror ai që ka çuar në procedimin penal të Zenunit dhe njëkohësisht shpalljen e tij në kërkim.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›