E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherri i nxënësve përfundon me thika

Sjelljet antisociale mes nxënësve të shkollave në Durrës janë shtuar muajt e fundit në Durrës, duke shtuar dhe pasigurinë mes prindërve për jetën e fëmijëve të tyre. Dy shokë të ngushtë, banorë të së njëjtës lagje të qytetit bregdetar, kanë bërë sherr natën e kaluar. Tedi Peza ka përfunduar në spital me plagë në trup, ndërsa policia po punon për kapjen e autorit. Në ngjarje janë përfshirë dhe prindërit e adoleshentëve, të cilët kanë njohje familjare mes tyre dhe kanë ndërhyrë për t‘i ndarë. Por ndonëse flitet për një pajtim të mundshëm mes tyre, policia ka shpallur kërkimin për plagosje të rëndë me dashje.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›