E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nxënësit vjedhin zyrën e drejtorit

Katër nxënës në fshatin Baban të Rrethit të Devollit vjedhin kompjuterin e shkollës, por kapen nga policia. Nxënësit që mësonin në shkollën nëntëvjeçare, "Fuat Babani", kanë hyrë natën në ambientet e shkollës dhe pasi kanë thyer dyert, kanë vjedhur një kompjuter dhe aksesorët që ndodheshin në zyrën e drejtorit. Por aventura e katër nxënësve ka marrë fund shpejt, kur në banesat e tyre është ushtruar kontroll nga ana e policisë. Burimet e policisë së Devollit saktësuan se autorë të kësaj ngjarjeje janë adoleshentët me iniciale K.A., M.A., I.H. dhe E.K., të katërt nxënës të shkollës me moshë nga 13 në 15 vjeç.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›