E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrau djali i mitur, arrestohet babai

Atë e bir në prangat e policisë, për shkak të vrasjes së një 16- vjeçari. Ngjarja ndodhi të enjten në fshatin Drangaj të Komunës së Karinës, kur 14-vjeçari Kastriot Dranga vrau nga pakujdesia me një armë çifte shokun e tij, Sajmir Hyka, dhe u largua nga vendi i ngjarjes. Policia sqaroi dje se pas ndalimit të të miturit, u ndalua edhe babai i tij, 42-vjeçari Esat Drangaj, pasi posedonte pa leje armën me të cilën i biri vrau shokun e tij. Tashmë të dy do të përballen me drejtësinë, djali i akuzuar për veprën penale "vrasje nga pakujdesia", ndërsa i ati për "prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve të gjuetisë sportive".



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›