Kanabisi, dy të arrestuar në Krujë dhe tre të kërkuar në Gjirokastër
Dy vëllezër janë vënë në pranga pas zbulimit në furgonin e tyre të një sasie marijuane që po transportohej drejt Durrësit. Hetimet pritet të zbardhin nëse bima narkotike e paketuar dhe e fshehur në makinën me të cilën po transportohej drejt qytetit port ishte e destinuar për tregun vendas apo për atë të huaj. Dy vëllezërit nga fshati Noj i Rrethit të Krujës janë ndaluar nga shërbimet e policisë, ndërsa transportonin në orët e natës sasinë me bimën narkotike kanabis sativa me një furgon me targa KR4141A. Bashkë me bimën narkotike u sekuestrua edhe një armë automatike me të cilën lëviznin Edmond dhe Suel Xaka. Burimet policore bënë të ditur se aksioni policor që çoi në pranga dy vëllezërit krutanë dhe sekuestroi disa dhjetëra kilogramë bimë narkotike të fshehur në makinë dhe automatikun u bë afër mesnatës së të mërkurës. Ndalimi i furgonit nuk ishte rastësor, por u bë mbi bazën e informacioneve paraprake të marra në rrugë operative, ndërsa mjeti po i afrohej Fushë-Krujës. Burimet thanë se po punohet për të zbuluar se ku do të përfundonte bima narkotike e cila paraprakisht dyshohet se do të dërgohej për përpunim dhe më pas tregtim në qytetin bregdetar të Durrësit. Hetimet pritet të zbardhin emra të tjerë personash të përfshirë në kultivimin, trafikimin dhe shpërndarjen e bimës narkotike në Qarkun e Durrësit.
Ndërkaq dje, në jug të vendit, ka vijuar operacioni i pagëzuar me emrin "Era e Jugut". Dje ai është finalizuar me asgjësimin e rreth 1323 rrënjëve kanabis në tri rrethe të Qarkut të Gjirokastrës, ndërkohë që ka nisur procedimi për pesë kultivues të bimëve narkotike. Policia e Qarkut të Gjirokastrës, në një aksion "blic" të zhvilluar në disa komuna të këtij qarku, ka mundur të gjejë dhe sekuestrojë një sasi të konsiderueshme bimësh narkotike, ndërkohë që ka shpallur në kërkim katër persona të cilët dyshohen se janë kultivues të tyre, si dhe një shtetas të moshuar që do të ndiqet penalisht në gjendje të lirë. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, sasia më e madhe e lëndës narkotike u sekuestrua në Rrethin e Gjirokastrës, ku 651 rrënjë janë asgjësuar vetëm në Komunën e Cepos. Operacioni i policisë ka vijuar edhe në Tepelenë, ku në Komunën Qesarat, në Përroin e Koshtanit, u evidentuan dhe shkatërruan tre parcela të mbjella me 278 rrënjë kanabis sativa. Ndërsa në fshatin Toç të Tepelenës, në afërsi të përroit të fshatit, u gjet një parcelë e mbjellë me 66 rrënjë kanabis me gjatësi 100-300 centimetra të larta. Ndërkaq në dy operacionet e tjera të zhvilluara në fshatin Hormovë dhe Kodër po në Tepelenë, policia arriti të asgjësonte 118 rrënjë kanabis ndërsa ka kapur në flagrancë një 80-vjeçar teksa po ujiste 13 bimët e mbjella në bahçen e shtëpisë. Nijaz Kokona sipas Policisë së Tepelenës, do të ndiqet në gjendje të lirë për shkak të moshës.