E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovari Adnan Haliti zyrtarisht i Elbasanit

Kosovari Adnan Haliti është blerja më e re e kampionit të Shqipësië, Elbasanit.
Haliti ka luajtur në Shqipëri më parë edhe me skuadrën e Tiranës, me të cilën ka bërë paraqitje të mira.
Haliti pak ditë më parë ishte në provë te Partizani, por refuzoi të nënshkruante kontratën e propozuar nga presidenti i të kuqve.
Trajneri i Elbasanit, ka mbetur i kënaqur nga vlerat e Halitit, që pritet të zërë vendin e Nevil Dedes në repartin e mbrojtjes, tashmë pjesë e nënkampiones Tirana.
Te skuadra e Elbasanit priten të mbërrijnë dy futbollistë shqiptaro-maqedonas të Shkëndisë së Tetovës si dhe një tjetër futbollist kosovar.
Elbasani është duke kryer përgatitjet e radhës për ndeshjen e Superkupës ku do të përballet me fituesen e Kupës së Shqipërisë, Tiranën. Ky takim do të zhvillohet më 19 gusht në stadiumin "Niko Dovana" të qytetit të Durrësit.
Sezonin e kaluar Superkupën e fitoi Tirana, kampione e sezonit 2004-2005 që në finale u ndesh me Teutën, fituese e Kupës së Shqipërisë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›