E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kancelarja e Republikës Federale të Gjermanisë Angela Merkel: Do të vizitoj Shqipërinë

Pas takimit të Kryeministrave të Europës Juglindore, në Salzburg, me ftesë të Kancelarit austriak Alfred Gusenbauer, Kryeministrat ndoqën premierën e operas "Armida" të kompozitorit Haydn. Në premierë ishte e ftuar edhe Kancelaria gjermane Angela Merkel.

Në pauzën midis akteve të shfaqjes, Kryeministri Berisha pati një takim të përzemërt me zonjën Angela Merkel. Zonja Merkel i premtoi Kryeministrit Berisha se do të vizitojë Shqipërinë.

Pas përfundimit të premierës opera, për nder të kryeministrave të vendeve të Europës Juglindore, Guvernatorja e Landit të Salzburgut, zonja Gabi Burgstaller, shtroi një darkë, në të cilën morën pjeë të gjithë të pranishmit në takimin e Salsburgut.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›