Prononcimi i Kryeministrit Berisha për tregun energjetik në rajon, pas takimit në Salzburg me homologet e vendeve të EJL-së
"Në këtë takim parashtrova pikëpamjen time se është e domosdoshme që tregu energjetik i rajonit krahas shkallës së lartë të bashkëpunimit duhet të ndihmohet me investime edhe në drejtim të ripërtëritjes së linjave të interkonjeksionit midis vendeve . Diversifikimi i energjisë ishte një nga problemet e tjera që u diskutua. Unë i njoha të pranishmit se për burimet energjetike të Shqipërisë ka një interes shumë të madh. Në këtë periudhë janë shqyrtuar dhe janë në proces shqyrtimi projekte energjetike që kalojnë vlerën e 6 miliardë euro. Investime në gazin lëngshëm, në hidrocentrale, termocentrale dhe në forma të tjera të prodhimit. Sidoqoftë insistova që financimet e këtyre kompanive të mund të zbuten nëse do të ketë fonde nga Bashkimi Europian."