E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha merr pjesë në takimin e kryeministrave të vendeve të Europës Juglindore, në Salzburg

Në këtë takim morën pjesë kancelari austriak Alfred Gusenbauer, Kryeministri i Kroacisë Ivo Sanader, Kryeministri i Malit të Zi Zeljko Sturanovic, i Moldavisë Vasile Tarlev, ministria e Jashtme e Austrisë Ursula Plassnik, Koordinaroti i Paktit të Stabilitetit Erhard Busek dhe përfaqësues të sipërmarrjeve të rëndësishme private si Reiffeissen Bank, Siemens etj..

Në takim u diskutua mbi çështje të bashkëpunimit rajonal, të energjisë tradicionale dhe të rinovueshme, transportit, mbrojtjen së mjedisit dhe klimës. Një vend të veçantë në takim iu kushtua rritjes së investimeve të huaja direkte në rajon, forcimit të shtetit ligjor, vendosjes së “one stop shop” dhe lehtësimit të barrierave administrative.

Gjithashtu kryeministrat diskutuan edhe mbi forcimin e bashkëpunimit në kuadër të Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore dhe çështjen e Kosovës. Lidhur më këtë çështje, Kryeministri Berisha ritheksoi qëndrimin se zvarritja e statusit final të Kosovës nuk sjell stabilitetit, përkundrazi shtyrja e tij e dëmton procesin. E vetmja zgjidhje për stabilitetin është pavarësia, duke garantuar edhe të drejtat e minoriteteve atje, u shpreh Kryeministri. Palët në takim ranë dakord se zgjidhja sa më shpejt e statusit është e rëndësishme për stabilitetin në rajon.

Ndërsa pas takimit, i pyetur nga Televizioni Publik Austriak ORF për çështjen e Kosovës, Kryeministri Berisha u shpreh: "Unë mendoj se zgjidhja më e mirë për të dyja palët, si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë mbetet plani i Marti Ahtisarit për të ardhmen e Kosovës. Unë jam plotësisht i bindur se ky projekt siguron një mbrojtje totale të të drejtave të serbëve dhe minoriteteve të tjera në Kosove, ashtu sikurse respekton shumicën kosovare në këtë vend. Kjo është e vetmja zgjidhje që siguron paqe dhe stabilitet drejt integrimit të rajonit. Stabiliteti i Kosovës nuk është i rëndësishëm vetëm për Kosovën, por edhe për Shqipërinë dhe fqinjët e tjerë rajonalë."

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›