Kryeministri Berisha do të marrë pjesë në takimin e kryeministrave të Europës Juglindore, në Salzburg
Kryeministri Sali Berisha u nis sot në mesditë për në Salzburg (Austri), ku do të marrë pjesë në takimin vjetor informal që kancelari i Austrisë, z. Alfred Gusenbauer organizon me kryeministrat e vendeve të Europës Juglindore, në datat 28-29 korrik 2007.
Në këtë takim pritet të diskutohet për bashkëpunimin rajonal, energjetikën, Danubin dhe investimet në Europën Juglindore. Gjatë qëndrimit në Salzburg, Kryeministri do të ketë takime edhe me homologë të tij të pranishëm në këtë aktivitet.