E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri takon kryetarin e shoqatës "Ardhmëria"

Kryeministri ka pritur sot në zyrën e tij kryetarin e shoqatës "Ardhmëria", e cila ka ndërmarrë një vit më parë iniciativën për t'u mësuar gjuhën shqipe fëmijëve të emigrantëve shqiptarë (të Shqipërisë dhe Kosovës) që jetojnë në Britaninë e Madhe, kryesisht në Londër. Z. Lufti Vata i ka paraqitur kryeministrit Berisha bashkëpunimin me Ministrinë e Arsimit prej së cilës kanë siguruar librat dhe programet në gjuhën shqipe, ecurinë e punës përgjatë këtij viti dhe objektivat për vitin e ardhshëm. Duke synuar një rritje më të madhe të numrit të nxënësve që frekuentojnë mësimin e gjuhës shqipe - nga 300 nxënës në 1000 - dhe rritjen e orëve të mësimit - nga tre, të shkojë në pesë orë në javë - kryetari i shoqatës i ka kërkuar Kryeministrit mbështetje të qeverisë shqiptare për zgjerimin e këtij aktiviteti.

Pasi e ka përgëzuar për këtë iniciativë të ndërmarrë një vit më parë, Kryeministri Berisha i ka siguruar kryetarit të shoqatës "Ardhmëria" se qeveria shqiptare është gjithmonë e gatshme për të ndihmuar të tilla iniciativa e programe.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›