E Diel, 1 Nëntor 2026

Përgënjeshtrim i Zëdhënësit të Kryeministrit, z.Dritan Mishto

Sot, gazeta "Shekulli" hapet me titullin dezinformues "Djali i Berishës, drejtor teÇalik", sipas të cilit djali i Kryeministrit është emëruar nëndrejtor i kompanisë "Eagle Mobile", operatori i tretë celular në vend, i privatizuar tashmë nga kompania turke "Çalik".

Ky artikull është një sulm personal familjar ndaj Kryeministrit dhe bazohet vetëm në trillime dhe gënjeshtra.

Zëdhënësi i Kryeministrit deklaron se djali i Kryeministrit nuk është emëruar nëndrejtor i kësaj kompanie.
Zoti Shkëlzen Berisha vazhdon të punojë aty ku ka punuar prej kohësh, në profesionin e tij, si shef i zyrës juridike të kompanisë "Eagle Mobile".

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›