Kryeministri Berisha bën homazhe në nderim të aktores së shquar të Teatrit Kombëtar Violeta Manushi
Kryeministri Berisha zhvilloi sot homazhe në nderim të aktores së shquar, Artistes së Popullit Violeta Manushi, e cila u nda nga jeta një ditë më parë.
Duke shprehur dhembjen për këtë humbje, Kryeministri Berisha theksoi se Violeta Manushi la pas dhembjen e një humbjeje të vërtetë për artin skenik, por dhe një trashëgimi shumë të pasur në kulturën shqiptare.
"Kjo është një humbje e madhe për artin skenik shqiptar, për kulturën dhe botën artistike më tërësi. Violeta Manushi ishte njëra nga përfaqësueset më të shkëlqyera dhe të talentuara, mjeshtre e madhe e skenës. Ajo la pas një trashëgimi shumë të pasur në Teatrin Kombëtar dhe artin tonë skenik, për të cilën do të mbahet mend për një kohë të gjatë," u shpreh Kryeministri.