E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaçi: Serbia po ndjek politikë të vjetër me Kosovën

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka deklaruar se pas datës 25 korrik situata në veri të vendit ka ndryshuar, dhe është hapur një kapitull i ri për vendosjen e rendit dhe ligjit në atë pjesë të vendit.
Duke folur në seancën e Kuvendit të Kosovës ka bërë të ditur para deputetëve për vendimin e qeverisë për fillimin e aplikimit të masave të reciprocitetit dhe operacionit të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës më 25 korrik.
Ai theksoi se pas operacionit u krijuan kushtet që policia kufitare dhe doganierët të vendosen në pikën 1 dhe 31. Kryeministri shtoi se më 27 korrik një grup i organizuar kriminal i udhëhequr nga lider të strukturave kriminale serbe dhe të orientuara nga Beogradi kanë sulmuar pikën 1 e me pas atë 31.
Sipas tij djegia e pikës 1 është bërë nga njerëzit me maska, por ai tha se gjithçka ishte e qartë, “pas kësaj djegie qëndron politika e shekullit të kaluar, që Serbia ende vazhdon ta zbatojë në raport me Kosovën”...
Ndërkohë Kuvendi i Kosovës ka mbajtur sot seancën e parë plenare të sesionittë vjeshtës, ku deputetët janë informuar edhe një herë me vendimet që ka marr qeveria e vendit për aplikimin e masave të reciprocitetit dhe intervenimin e Policisë së Kosovës në veri të vendit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›