E Diel, 1 Nëntor 2026

Qytetarët e rretheve do të paguajnë më pak tatime për banesat

Autori i Lajmit: Denisa Kona
Çmimet referuese të apartamenteve që kishte caktuar Ministria e Financave në fillim të këtij viti, dhe mbi të cilat qytetarët tatoheshin në rastin e shitjes së tyre, jo më larg se pas gjashtë muajsh rezultuan se nuk ishin studiuar siç duhet dhe madje, në shumë qytetete të vogla e lokalitete ishin vendosur apriori.
Në një mënyrë, këtë defekt të udhëzimit të shkurtit 2008 e ka pranuar edhe drejtoresha e politikave fiskale në ministri, e cila u shpreh tri ditë më parë për “Ballkan” se “gjatë zbatimit të skemës së re, ne konstatuam se kanë dalë disa probleme gjatë zbatimit në praktikë, për shkak se nuk janë të mirëadresuara ose janë lënë jashtë udhëzimit dida zona. Kur e bëmë udhëzimin, na u duk se nuk ishte shumë e nevojshme me qenë kaq specifikë në një udhëzim, por më pas na doli se ishte e nevojshme, pasi zyrat qendrore dhe vendore nuk kryenin akte të kalimit të pronësisë, duke na thënë se nuk ishin të shprehura disa momente në udhëzim”
Tashmë Enti Kombëtar i Banesave që prej dy muajsh ka nxjerrë çmimet e tregut të lirë të shitjes së apartamenteve në të gjithë vendin, të cilat rezultojnë të jenë në pak raste më të larta se ato të udhëzimit të Ministrisë, ndërsa në pjesën më të madhe të rasteve, më të ulëta se ato të udhëzimit të Ministrisë. Kjo do të thotë se në të gjitha këto zona të vendit, nuk ka qenë e mundur të bëheshin shitje të pronave, gjë që e ka pohuar edhe vetë zyrtarja e Ministrisë. Por mund të thotë edhe këtë tjetrën: që qytetarët të cilët kanë qenë të detyruar të sheshin dhe blejnë me ngut, kanë paguar tatime më të rënda se ato që u kanë takuar.
Për të korrigjuar këtë handikap të Udhëzimit, në Minustrinë e Financave në bashkëpunim edhe me zyrat e rregjustrimit që sjellin vërejtjet e tyre, janë gritur dy grupe pune. Sikurse ka shpjeguar drejtorja e politikave fiskale, Arjana Dyrmishi, në udhëzimin aktual kemi çmimet e shitjes për 2008-n të ndërtesave që i referohen çmimeve të qyteteve kryesore, ndërsa për bashkitë e vogla këto mungonin ose adresoheshin gabimisht tek çmimet e qyteteve më të mëdha afër tyre. Ndërkohë ajo që pritet të futet në udhëzim, me miratimin e draftit që po punohet, është pikërisht specifikimi i çmimeve të banesave për çdo qytet dhe qytezë.
“Çmimet e shitjes që ne kemi punuar si grup pune në këtë projektligj, janë çmimet e shitjes së vlerës së tregut të 2008-s, të nxjerra nga Enti Kombëtar i Banesave (për të cilin doli edhe vendimi i qeverisë). Sepse Enti Kombëtar i Banesave është për momentin i vetmi institucion, që ka një metodologji të mirëpërcaktuar, të pandryshuar në kohë për të 62 qytetet. Pra, këtë problem e kemi të ezauruar; tashmë të gjitha lokalitetet kanë çmimet e tyre të veçanta, sepse të themi të vërtetën, nuk mund të kishin të njëjtin çmim bie fjala Vora me Tiranën.”, ka thënë znj. Dyrmishi.
Difekti që ka pranur Ministria e Financave është fokusuar kryesisht në qytetet e tjera të vendit, ndërsa Tirana figuron me çmime edhe më të larta se ato të caktuara në udhëzim, me përjashtim të tri zonave, ku sipas EKB, çmimet e shitjeve kanë qenë më të ulta. Por për noterët në kryeqytet, nuk është e rrallë që në zona të caktuara të Tiranës, çmimi minimal fiskal e kapërcen hera-herës çmimin real të tregut. Plus rasteve të shtëpive të amortizuara, që mund të ndodhen në zona të lakmuara dhe ku çmimet referencë janë shumë të larta, por që këto mund të shiten vetëm për vlerën e truallit...Gjithashtu, për rastet e shtëpive të rikonstruktuara, ku tek këto të fundit, kur llogaritet fitimi nuk zbriten investimet që qytetarët kanë bërë për banesën (dhe një ndër arsyet e shtrenjtimit të banesave janë edhe rikonstruksionet e pjesshme ose tërësore të tyre masivisht nga qytetarët...) Dyrmishi ka pranuar korrigjimet në udhëzim për zonat që kanë shitje më të ulëta, ndërkohë grupet e punës nuk janë marrë as me zbutjen (skontimin) e çmimit referues për shtëpitë në gjendje të keqe, as për zbritur nga fitimi (diferenca e çmimit në blerje me çmimin në shitje), investimet që kanë bërë në shtëpitë e tyre qytetarët-shitës. Kjo e fundit natyrisht që do të kërkonte dokumentimin e çdo rikonstruksioni dhe kohën kur ai është kryer bashkë me preventivin.
Sidoqoftë, nga Ministria e Financave pranojnë se “mospërputhja e çmimeve të tregut me çmimet e udhëzimit në një pjesë të rasteve është arsyeja, që për të gjitha zonat e Tiranës dhe për të gjitha qytetet, i ka riparë çmimet me Entin Kombëtar të Banesave, në sensin për të mos pasur çmime joreale”.
Por, edhe pas kësaj, edhe nëse do të ndodhë që një shtëpi nuk arrin të shitet në çmimet e caktuara zyrtarisht, noterët nuk mund t u lidhin atyre kontratë, pra nuk mund të bëjnë shitje me vlerë më të ulët. Sikurse shprehen avokatë e noterë të kontaktuar nga “Ballkan”...kjo prek të drejtën mbi pronën, një e drejtë kushtetuese e një individi për ta shitur atë me çfarëdolloj çmimi, sikurse edhe ta falë po të dojë. Sipas logjikës ministrore, nëse ndalohet të shitet një pronë nën çmimin e vendosur nga shtojcat e udhëzimit të saj, atëherë do të duhej të ndalohej edhe falja (dhurimi i saj), gjë që në fakt nuk ka ndodhur. Dhe arsyeja është se dhurimit i është gjetur një “darë” tjetër: Ai tatohet si shitja, madje, mund të tatohet edhe më rëndë, pasi paguan për një çmim “shitjeje” që vendoset pas vlerësimit që i bëhet shtëpisë apo dyqanit, me një komision të posaçëm.

Qytetet e tjera
Nuk ka më çmime aforfe të shtëpive në bashkitë e vogla
Nuk do të ketë më çmime aforfe të pronave të paluajtshme për zonat e Shqipërisë të cilat nuk janë paraqitur as në udhëzimin e mëparshëm dhe as në draftin e ri të Ministrisë së Financave. Në vendimin e qeverisë për miratimin e kostos mesatare të ndërtimit të banesave dhe vlerën mesatare të apartamenteve në tregun e lirë,
bëhet e qartë se “Për qytetet, për të cilat nuk është nxjerrë kostoja mesatare e ndërtimit, do të zbatohet kostoja e qytetit më të afërt, e përcaktuar në tabelën 1, që i bashkëlidhet këtij udhëzimi”, por në pikën 4 të vendimit thuhet se “Për vlerën mesatare të apartamenteve në tregun e lirë, në zonat, që nuk përfshihen në tabelën 2, që i bashkëlidhen këtij udhëzimi, nuk do të përdoret referimi në zonën më të afërt”.
Pra, për ndërtuesit do të vazhdojë të përdoret referimi i kostove të ndërtimit, por jo për shitblerjet e shtëpive nga qytetarët (pra, për rastet kur shtëpia është shitur më tepër se një herë).

TAB
Pësojnë ulje të çmimit të tatueshëm

Qytetet Çmimet fiskale Çmimet në tregun e lirë
Berat 42.700 lekë/m2 35 340 lekë/m2
Dibër 34. 160 35600 lekë/m2 (Peshkopi)
Kavajë 61 000 57 757
Pukë 34.770 13. 778
Lezhë 61 000 48 475
Korçë 48 800 44 926
Fieri 61 000 55 062
Kuçovë 30 500 24 460
Kukës 30500 27 966
Librazhd 34 160 33 886
Lushnje 42 700 40 107
Mirditë 30500 43 000(Rrëshen)
Mat 30500 27 700 (Burrel); 30 000 (Bulqizë)
Përmet 30500 23 564
Pogradec 48 800 43 273
Sarandë 67 100 55 000
Skrapar 30 500 18 633 (Poliçan); 12 488 (Çorovoda)
Tepelenë 30 500 15 940
Tropojë 35 990 22 500
Vlorë 67 100 50 998

Tab
Pësojnë rritje të çmimit të tatueshëm
Qytetet Çmimet fiskale Çmimet në tregun e lirë
Durrës 67 100 70586
Shkodër 42 700 49 540
Elbasan 46 360 46. 600
Gjirokastër 42 700 53 731
Gramsh 30 050 32 127
Krujë 34 160 41 200
Kurbin (Laçi) 30500 41 876
Peqin 30500 37 399

Krahasimi
Duke pare tregun e shtepive, qytetaret mund te zgjedhin te jetojne ne qytete te tjera veç Tiranes; p.sh. të lene Ballshin per te jetuar ne Berat
Për 18 nga 28 qytete, çmime më të ulëta të banesave
Shtohen në liste çmimet e bashkive të vogla. Pritet te fillojne shitjet e bllokuara

50 988 mijë lekë/m2 shitet një shtëpi në Vlorë, sipas të dhënave të tregut të lirë të apartamenteve për vitin 2008, të nxjerrë nga Enti Kombëtar i Banesave në muajin gusht. Ndërsa në shtojcat që shoqëronin udhëzimin e shkurtit, çmimi minimal fiskal i caktuar për Vlorën ishte 67 100 lekë m/2. E njëjta situatë konstatohet edhe në 17 qytetet të tjera.

Kur Ministria e Financave nxorri çmimet referuese, i serviri ato si çmimet minimale fiskale, pra si çmimet prag të shitjeve, mbi të cilat publiku besohej se bënte pazare me vlera më të mëdha. Por, të dhënat e tregut të banesave që ka nxjerrë më metodologjinë e tij Enti Kombëtar i Banesave tregojnë se çmimet e quajtura minimale, nuk janë të tilla, madje, ato janë mbi çmimet mesatare të tregut për shumicën e qyteteve të vendit (18 nga 28) . Kjo do të thotë se gjatë kësaj periudhe, qytetarët që kanë shitur shtëpi në shumë prej zonave të vendit, janë tatuar për vlera shitjeje që nuk janë realizuar. Pra, kanë paguar tatime më të rënda.
Madje, duhet thënë se çmimet mesatare të tregut nuk mund të merren për të përcaktuar në mënyrë të njëjtë çmimin fiskal. Çmimi fiskal duhet të jetë çmimi minimal i tregut, pasi nëse do të vendosej një çmim i mesatarizuar, ai do të penalizonte të gjitha rastet e shitjeve që janë nën këtë mesatare (dhe probabiliteti është që 33% e shitjeve janë nën çmimin mesatar, sikurse po kaq janë mbi çmimin mesatar dhe po kaq të tjera, rreth çmimit mesatar)...
Nga krahasimi i çmimeve të shtojcës së udhëzimit të shkurtit me çmimet më të fundit të Entit, rezulton se në më shumë qytete, vlera e shitjes së apartamenteve në tregun e lirë është nën çmimet minimale fiskale të caktuara me udhëzimin e shkurtit. Pasqyra më e fundit i ka rrëzuar këto çmime të vendosura dhe kërkon nevojën për ndryshim të tyre...Madje, qytetet e vogla që kanë treg të ulët për banesat, ishin përfshirë automatikisht me çmime të njëjta me ato të qyteteve të mëdha më të afërta me to...si Delvina me Sarandën, Vora me Tiranën, Kërraba me Elbasanin, etj.

TABELA NR.2

TË DHËNAT E TREGUT TË LIRË TË APARTAMENTEVE SIPAS QYTETEVE
PËR VITIN 2008

Nr. Qytetet Kostoja mesatare e shitjes lek/m2 sip.shfrytëzimi në tregun e lirë
1 Tiranë 81 875
2 Vorë 45 000
3 Kamëz 44 000
4 Krrabë 24 505
5 Durrës 70 586
6 Kavajë 56 757
7 Shijak 42 000
8 Shkodër 49 540
9 Pukë 13 778
10 Laç-Vau i Dejës 24 000
11 Koplik 43 827
12 Fushë-Arrëz 8 157
13 Lezhë 48 475
14 Shëngjin 48 100
15 Vlorë 50 988
16 Orikum 49 000
17 Himarë 50 000
18 Korçë 44 926
19 Pogradec 43 273
20 Bilisht 34 781
21 Ersekë 26 352
22 Maliq 29 589
23 Leskovik 20 838
24 Fier 55 062
25 Lushnjë 40 107
26 Ballsh 34 824
27 Patos 29 018
28 Divjakë 46 533
29 Roskovec 31 079
30 Berat 35 340
31 Kuçovë 24 460
32 Poliçan 18 633
33 Çorovodë 12 488
34 Ura Vajgurore 21 807
35 Elbasan 46 600
36 Librazhd 38 886
37 Cërrik 33 067
38 Gramsh 32 127
39 Peqin 37 399
40 Përrenjas 33 902
41 Rrogozhinë 37 000
42 Gjirokastër 53 731
43 Përmet 23 564
44 Sarandë 55 000
45 Delvinë 40 000
46 Tepelenë 15 940
47 Memaliaj 11 155
48 Këlcyrë 15 423
49 Konispol 30 000
50 Libohovë 29 000
51 Laç 41 876
52 Krujë 41 200
53 Fushë-Krujë 38 200
54 Mamurras 28 570
55 Milot 27 506
56 Rrëshen 43 000
57 Kukës 27 966
58 Tropojë 22 500
59 Krumë 28 833
60 Peshkopi 35 600
61 Burrel 27 700
62 Bulqizë 30 000

Vetëm prona e dhuruar nga prindi, mund të çlirohet nga tatimi
Ministria e Financave: Nëse do të hiqet tërësisht tatimi mbi dhurimin, do të ketë abuzime

Udhëzimi ekzistues flet për tatim edhe të dhurimit, pra, tatim fitimi mbi dhurimin. Pra, e konsideron dhurimin si një transaksion që sjell fitim. Ne u interesuam për këtë problem, në Ministrinë e Financave, ku mësuam se në këtë moment, në draftin e ri që ka përgatitur institucioni në bashkëpunim me zyrat e rregjistrimit te pasurive te paluajtshme dhe Drejtorinë e Pëgjithshme të Tatimeve, nuk është parashikuar të ndryshojë apo hiqet taksimi i dhurimit. Drejtorja e politikave fiskale, Arjana Dyrmishi tha se kjo është një nga diskutimet kryesore, mirëpo përjashtimet nga tatimi bëhen në ligj dhe në ligj ato mungojnë. Ligji parashikon përjashtime nga tatimi vetëm për shkëmbimet e banesave apo në rastet e dhurimit institucioneve të shtetit, Kryqit të Kuq apo institucioneve sociale etj.
Dyrmishi tha se nuk mund të bëhet asgjë mbi udhëzimin, për sa kohë gjërat janë në këtë gjendje. Por ajo pranon se ka pasur debate për këtë pikë dhe ajo që mund të propozohet për të ardhmen është që të përjashtohen nga taksimi rastet e dhurimit nga prindi për fëmijën, por jo rrethanat e tjera. Ndërkohë, edhe kjo alternativë, ndonëse do ta rregullonte pjesërisht këtë handikap ligjor, nuk do të vinte në vend të drejtën. Noterët e kontaktuar prej nesh por edhe zyra avokatie, u shprehën se nuk ka arsye që të mos taksohet dhurimi prindit për fëmijën dhe të taksohet dhurimi i fëmijës për prindin, ose dhurimi i vëllait për vëllain, i gjyshit për nipin e kështu me radhë.
Znj. Dyrmishi, këtë handikap e shpjegon me pamundësinë e shtetit për të penguar abuzimet që do të ndodhnin. “Nëse ne do ta përjashtojmë dhurimin nga tatimi, unë ju garantoj se shumica e transaksioneve do të bëhen me dhurim, do të jetë një mënyrë devijimi për t i shpëtuar tatimit. Realisht nuk e kontrollon dot, sepse janë zyrat që e zbatojnë në praktikë”. Por ajo shton se ky problem do të shihet në një moment tjetër.
Kështu, shteti ia faturon pamundësinë e tij për të siguruar zbatimin e ligjit pa abuzime, qytetarëve që dëshirojnë të dhurojnë
Ky lajm është publikuar: 21/10/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›