Mediu: Partia Republikane, parti e njerëzve të mirë
Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu gjatë turit të tij elektoral u ndal në zonën administrative zgjedhore numër 48 në Tiranë, ku ritheksoi edhe një herë rëndësinë e këtyre zgjedhjeve parlamentare. Mediu e cilësoi 28 qershorin si ditën kur shqiptarët do të votojnë për të ardhmen e tyre Evropiane, dhe theksoi se e ardhmja e shqiptarëve do të jetë e sigurt në katër vitet në vazhdim.
Gjithashtu Mediu vijoi takimet e tij elektorale në Durrës dhe Poliçan. Kryerepublikani Mediu ju bëri thirrje banorëve të këtyre zonave që në 28 qershor të votojnë numrin 16 në fletën e votimit, i cili është numri i renditjes së PR. Partia Republikane është partia e njerëzve të mirë. E djathta ka vend për të gjithë, i jep shansin politik çdo shqiptari pa dallim, dhe se në katër vitet e ardhshme do të vazhdojmë së bashku ndërtimin e Shqipërisë, përfundoi Mediu.