E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lesi: Lufta ndaj mafies, të fillojë në Kuvend

Kryetari i Lidhjes Demokristiane të Shqipërisë, Nikollë Lesi, gjatë një takimi elektoral në komunën e Zejmenit në Lezhe, deklaroi se, shteti duhet ta nisë luftën fillimisht ndaj mafies, korrupsionit dhe drogës në Parlamentin e Shqipërisë, pasi sipas tij aty janë kapot e krimit. Duhet me çdo kusht që prokuroria dhe drejtësia të hetojnë, sepse kapot e krimit janë në Parlament. Duhen bërë arrestimet në Parlament, sepse kështu duhet të funksionojë drejtësia shqiptare, ka deklaruar Lesi. Në këtë zonë, Lesi paraqiti programin elektoral të Lidhjes Demokristiane.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›